Nga shtatori, Korça fillon zborin
31/05/2005 Paralajmëron zëvendësminsitri Mbrojtjes
KORÇE - Pas një ndërprerje për më shumë se 15 vjet të thirrjes nën armë të rezervistëve, ose ndryshe në ato të ashtuquajturat zbore, Korça do të jetë rrethi i parë në shkallë republike që do të rinisë stërvitjen e tyre.
Kjo deklaratë është bërë ditën e hënë nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Besnik Bare, i cili tha se, “në kuadër të reformimit të strukturave të Forcave të Armatosura, në muajin shtator, në Korçë, do të fillojmë stërvitjen me rezervistët, pasi ky komponent zë një vend të rëndësishëm në strukturat e Forcave të Armatosura”.
Në lidhje më këtë çështje, ai ka bërë gjithë shpjegimin e nevojshëm, duke thënë se, “sikurse e dini strukturat e Forcave të Armatosura kanë pësuar reformim, që lidhet me kriteret që duhet të plotësojë për të hyrë në NATO. Ajo në përgjithësi është zvogëluar, nga pikëpamja sasiore, por i është kushtuar një rëndësi shumë e madhe arritjeve, standardeve që janë si kritere për t’u integruar në Paktin Euroatlantik. Nga ana tjetër, komponenti rezervist, veçanërisht për shkak edhe të kostos së lartë, është rishikuar konform sugjerimeve të bëra nga partnerët tanë dhe njëkohësisht të kapaciteteve dhe mundësive financiare që ofron vendi. Gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe një fakt tjetër, rajoni në përgjithësi ka qenë konfliktual në 10-vjeçarin e fundit, ndërsa tani ka një klimë tjetër, sepse gjitha vendet e rajonit janë të orientuara drejt procesit të Integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, bëri të ditur zëvendësministri. Nuk është rastësi që është zgjedhur kjo zonë, tha Bare, “sepse Brigada e Këmbësorisë Korçë, ka praktikisht përvojë mjaft pozitive dhe ne mendojmë që këtë përvojë pozitive ta ruajmë dhe ta zhvillojmë më tej. Përvoja pozitive është parë në mjaft aspekte. Kjo brigadë ka kontribuar në situatat më emergjente që ka kaluar vendi, njëkohësisht para pak kohësh kjo brigadë reagoi me shpejtësi mjaft të madhe në aksidentin e rrëzimit të avionit me pilotët amerikanë, duke u ndodhur në vendngjarje në një kohë mjaft rekord”.