Gjykata e Lartë rrëzon për të dytën herë vendimin për një vrasje në Shkodër
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Lartë ka prishur për të dytën herë një vendim të dhënë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda për një vrasje. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit, lidhur me të pandehurin Bardhyl Rustemi dhe dërgimin e dosjes në ngarkim të tij për t u gjykuar nga Gjykata e Shkodrës. Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhej se ishte Gjykata e Shkodrës ajo që ishte kompetente për shqyrtimin e kësaj dosjeje dhe jo Gjykata e Krimeve të Rënda. Herën e parë Rustemi është dënuar me 24 vite burg për vrasjen e bashkëqytetarit të tij, Lec Manjishtës, vendim ky që u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, por ishte pikërisht Gjykata e Lartë, ajo që vendosi ta kthejë për rigjykim këtë çështje, pasi, sipas saj, kishte pasur shkelje procedurale. Vetëm pak muaj më pas, po Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Bardhyl Rustemin me 23 vite burg. Po të njëjtin dënim la në fuqi dhe Apeli, por nuk ishin me këtë mendim avokati dhe i pandehuri, të cilët shprehen se do ta ankimonin sërish vendimin, pasi sipas tyre, Rustemi ishte i pafajshëm. Pas ankimit për të dytën herë, Gjykata e Lartë vendosi që të prishë vendimet e dy shkallëve më të ulëta dhe ta dërgojë dosjen për t u gjykuar në Gjykatën e Shkodrës, pasi kjo është gjykata kompetente për të gjykuar Bardhyl Rustemin. Sipas prokurorisë, ngjarja për të cilën Rustemi akuzohet, daton që në vitin 1992, kur Ardian Majnishta kishte qëlluar me thikë xhaxhanë e të pandehurit, Ruzhdi Rustemin, duke e lënë të vdekur. Kjo ka qenë arsyeja që nipi i viktimës vendosi të hakmerret 11 vjet më vonë duke vrarë në qendër të Shkodrës më 12 janar 2003 Lec Majnishtin, vëllanë e Ardianit, si dhe ka plagosur shokun e tij Sokol Selmanin.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009