E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 42-vjeçares, punonte prostitutë

Autori i Lajmit: red.
Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi u kap teksa bënte seks kundrejt pagesës në një hotel në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se dje oficerët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme kryen arrestimin në flagrancë të 42-vjeçares me iniciale M.T, lindur në Memaliaj, Tepelenë dhe banuese në Tiranë, e proceduar më parë. Sipas policisë, arrestimi i saj u krye, sepse dje rreth orës 13:30, u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion, kundrejt shumës së parave prej 1.000 lekë, në ambientet e hotel “Drilon”, që ndodhet në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë. Burimet policore thanë se kishin siguruar më parë në rrugë operative informacione se M.T, kryente aktivitetin e saj në ambientet e këtij hoteli. Kështu, pas vëzhgimeve policia ndërmori një operacion, i cili përfundoi me arrestimin e gruas që kryente seks kundrejt parave.

Ky lajm është publikuar: 11/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›