E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pedofili, përdhunoi të miturin



DURRËS – Një 21-vjeçar është prangosur nga policia pasi akuzohet për përdhunimin e një të mituri. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se është ndaluari shtetasi Fatjon Bega, lindur në Tepelenë dhe banues në qytetin bregdetar. Sipas tyre, 21-vjeçari Bega dyshohet të ketë përdhunuar një 14-vjeçar në zonën e Spitallës më datë 12 dhjetor të këtij viti. I mituri ndodhej i vetëm në banesën e dajës së tij kur ndodhi përdhunimi, pasi ai po punonte për të bërë ristrukturimin e ndërtesës. Pas aktit të turpshëm 14-vjeçari u ka treguar prindërve, të cilët më pas, bashkë me djalin, kanë bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Menjëherë është bërë ndalimi i shtetasit Fatjon Bega. Pritet që materialet të kalojnë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit të Durrësit.

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›