E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre vëllezër rrahin policin në Tropojë, arrestohet njëri prej tyre



TROPOJË - Zënka e çastit ka bërë që tre vëllezër nga Tropoja të godasin dhe të plagosin një efektiv të Policisë së Bajram Currit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit thanë se tre vëllezër nga Tropoja, dy prej të cilëve adoleshentë, janë vënë në hetim pasi mbrëmjen e së mërkurës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, goditën me mjete të forta, për shkak të detyrës, një punonjës të Komisariatit të Policisë së këtij rrethi.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit pohoi për mediat se, “20-vjeçari Kastriot Niklekaj, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij adoleshentë, plagosën pas një grindjeje të çastit një polic të Tropojës". Policia nuk bëri të ditur identitetin e policit të plagosur, por tha se pas ndihmës mjekësore ai është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ndaj 20-vjeçarit është marrë masa e arrestit në flagrancë, me akuzën e goditjes së personit për shkak të detyrës, ndërsa dy vëllezërit e tij po ndiqen në gjendje të lirë.

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›