Pensionistët, ISSH-ja zbardh grafikun e marrjes së shpërblimit
Të hënën nis shpërndarja e shpërblimit për moshën e tretë. Datat dhe oraret e përcaktuara për ditët në vazhdim, deri në fund të këtij viti
Jonida Tashi
Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardh grafikun e shpërndarjes së shpërblimit për moshën e tretë me rastin e festave të fundvitit. Burime pranë këtij instituti shpjeguan dje për gazetën “Albania” se është vendosur që shpërblimi i akorduar nga qeveria për pensionistët në të gjithë vendin të shpërndahet duke filluar nga dita e hënë e javës që vjen deri në datën 30 dhjetor. Ky shpërblim do të tërhiqet nga pensionistët sipas grafikut të shpërndarjes të hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në të cilin janë specifikuar datat dhe oraret e marrjes së tij për çdo pensionist. Për të qartësuar të gjithë përfituesit e këtij shpërblimi, grafiku i shpërndarjes së tij do të afishohet në çdo qendër pagese. Me këtë grafik do të punohet për përfundimin e shpërndarjes së shpërblimit prej 5 mijë lekësh deri në fund të muajit.
Datat
Marrja e shpërblimit do të nisë më datë 22 dhjetor. Ditën e hënë shpërblimin do ta tërheqin vetëm pensionistët që e kanë ditën e marrjes së pensionit në këtë datë. Më datë 23 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor. Më datë 24 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 4, 5 dhe 6 dhjetor. Më datë 26 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 7, 8 dhe 9 dhjetor. Më datë 27 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 10, 11 dhe 12 dhjetor. Më datë 28 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 13 dhe 14 dhjetor. Më datë 29 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor. Ditën e fundit të shpërndarjes së shpërblimit, më datë 30 dhjetor, do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 18, 19 dhe 20 dhjetor.
Shpërndarja
ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, ka marrë të gjitha masat që ky shpërblim të fillojë të shpërndahet duke filluar nga data 22 deri në datën 30 dhjetor 2007, në të gjitha qendrat e pagesës në të gjithë vendin. Shpërndarja e shpërblimit për pensionistët do të realizohet sipas listës së emrave dhe urdhër-pagesave që do të shpërndahen në zyrat e postës, ku bëhet edhe shpërndarja e pensioneve. Shpërndarja e shpërblimit do të bëhet sipas datës së marrjes së pensionit mujor. Sipas grafikut të shpërndarjes së shpërblimit, nga data 22-30 dhjetor, deri në orën 13:00 do të marrin pensionin e muajit dhjetor dhe shpërblimin të gjithë pensionistët që kanë datën e marrjes së pensionit në një nga këto data. Ndërsa pas orës 13:00 do të marrin shpërblimin personat që e kanë marrë pensionin gjatë ditëve të parë të muajit dhjetor, para caktimit të afatit për shpërndarjen e shpërblimit. Pensionistët që nuk do arrijnë ta marrin shpërblimin para festave të fundvitit, do ta marrin atë në janar të vitit 2009, kur të kenë datën e marrjes së pensionit. Këshilli i Ministrave, me Vendimin numër 869, datë 19.12.2007, ka vendosur që të gjithë pensionistëve t’u akordojë një shpërblim për festat e fundvitit në masën 5 mijë lekë. Këtë shpërblim do ta përfitojnë të gjithë personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçëm, shpërblim si veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kur nuk përfitojnë pension tjetër, trajtim të veçantë si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake.
Grafiku i shpërndarjes
22 dhjetor
Më datë 22 dhjetor do të shpërndahet shpërblimi për pensionistët që e kanë ditën e marrjes së pensionit në këtë datë.
23 dhjetor
Pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor, do ta marrin shpërblimin në datën 23 dhjetor.
24 dhjetor
Pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 4, 5 dhe 6 dhjetor, do ta marrin shpërblimin në datën 24 dhjetor.
25 dhjetor
Nuk do të shpërndahet asnjë shpërblim, pasi është ditë feste.
26 dhjetor
Pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 7, 8 dhe 9 dhjetor, do ta marrin shpërblimin në datën 26 dhjetor.
27 dhjetor
Pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 10, 11 dhe 12 dhjetor, do ta marrin shpërblimin në datën 27 dhjetor.
28 dhjetor
Pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 13 dhe 14 dhjetor, do ta marrin shpërblimin në datën 28 dhjetor.
29 dhjetor
Pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 15 dhe 16 dhjetor 17 dhjetor, do ta marrin shpërblimin në datën 29 dhjetor.
30 dhjetor
Pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 18, 19 dhe 20 dhjetor, do ta marrin shpërblimin në datën 30 dhjetor.
Oraret
Deri në orën 13:00 të çdo dite, duke filluar nga data 22-30 dhjetor, do të merret shpërblimi nga pensionistët që kanë datën e marrjes së pensionit brenda këtij harku kohor.
Pas orës 13:00 të çdo dite, duke filluar nga data 22-30 dhjetor, do të merret shpërblimi nga pensionistët që u ka kaluar data e marrjes së pensionit mujor.
19 Dhjetor 2008