E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Drejtësisë, ish-të përndjekurit të vijnë ti marrin zarfet në ministri

Posta nuk ka mundur të gjejë adresat pasi ato nuk kanë qenë të sakta. Mbaron afati për të depozituar kërkesën për dëmshpërblim

Laureta Rryçi

Ministria e Drejtësisë, në vijim të procesit për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, i ka dërguar njoftimet për plotësim dokumentesh si dhe kërkesat për plotësim të formularit të vetëdeklarimit nëpërmjet Postës Shqiptare. Por një pjesë e këtyre njoftimeve Posta i ka kthyer sërish në Ministrinë e Drejtësisë për shkak të vështirësive që ka hasur në gjetjen e adresave të personave që duhet të njoftohen. Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë personat e mëposhtëm që janë të lutur të paraqiten në Ministrinë e Drejtësisë, Zyra e Pritjes me Publikun, për të tërhequr zarfet me njoftimet përkatëse. Ndërkohë, mbaron afati për të depozituar kërkesat për dëmshpërblim në Ministrinë e Drejtësisë. Të përndjekurve, që nuk mundën të përgatisnin dosjen me dokumentacionin e duhur, tashmë u ka humbur dhe e drejta për të përfituar dëmshpërblimin. Sipas ligjit, të gjithë ata që nuk e kanë përgatitur dosjen kanë të drejtë edhe ditën e sotme për ta dorëzuar (19 dhjetor 2008). Pas kësaj dite, asnjë kërkesë nuk do të pranohet, qoftë apo jo e drejtë. Të vetmit për të cilët do të tolerohet disa ditë janë ish-të përndjekurit apo të afërmit e tyre që ndodhen jashtë shtetit dhe që po kryejnë procedurat nga shërbimet konsullore. Paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga Ministria. Çdo ish-i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohet numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj.
Formulari
Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje: për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit. Tarifa e këtij shërbimi postar, e reduktuar, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe shërbimi kryhet në të gjitha filialet postare të qyteteve dhe të bashkive të vendit. Për të dënuarit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i dokumenteve në Ministrinë e Drejtësisë kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet shërbimit konsullor, sipas së njëjtës procedurë të përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, ku punonjësi konsullor kryen pranimin dhe harton formularin e dorëzimit të dokumentacionit. Kërkesat, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, i përcillen ministrit të Drejtësisë. Tarifa e këtij shërbimi përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
Përgjegjësia
Posta Shqiptare dhe shërbimi konsullor, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 1-vjeçar, dorëzojnë në Këshillin e Ministrave të dhëna për numrin e dërgesave të kryera. Një kopje e këtij informacioni i përcillet edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kur pas plotësimit të afatit 1-vjeçar, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ka pretendime nga ish-të dënuar politikë, familjarë të viktimave të pushkatuara, se kanë dorëzuar dokumentet por ato nuk gjenden, kanë humbur, kanë të meta të pjesshme etj., mjeti i vetëm provues që shërben për pranimin e këtij pretendimi është formulari i trefishtë i dorëzimit në postë apo në shërbimin konsullor. Ministri i Drejtësisë urdhëron ripranimin e dokumenteve, edhe pas plotësimit të afatit 1-vjeçar, sipas këtij ligji, vetëm kur kërkuesi provon se i ka dorëzuar ato në postë apo në shërbimin konsullor.

Jakup Mersin Dile Cërriku 8/11/1894 Kamunah, Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 12193 10/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Haxhi Ali Hava Kaçaku 5/4/1899 Plase, Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 12194 10/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vangjel Viskë Sandë Tomço 20/1/1916 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 8479 29/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ali Xhafer Nurie Onuzi 8/5/1935 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 8481 29/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Beshir Feti Nazime Xhihani 20/7/1922 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 12195 10/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Musa Mustafa Bejaze Jolla 9/5/1935 Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 8466 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shyqyri Nexhip Refije Dogani 5/6/1930 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 8473 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Neshat Latif Qibro Kulla 5/12/1890 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 2776 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Petref Barjam Salushe Agaj 15/5/1917 Vlorë Dënim Kapital E papërcaktuar 8472 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zizo Panajot Evanthia Llambraj 5/7/1910 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 8477 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Agim Sali Aishe Teto 19/1/1964 Kruje Dënim me Burg E papërcaktuar 2771 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Enver Seit Shefiko Meka 4/9/1924 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 12196 10/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Adem Myftar Zbejte Çangu 15/8/1932 Nikel Dënim me Burg E papërcaktuar 12197 10/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Shpëtim Enver Shazie Mersini 20/4/1940 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 8468 29/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Skënder Shamet Qerime Meçaj 15/2/1918 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 8471 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bektash Abedin Zenepe Tare 15/1/1928 Erseke Dënim me Burg E papërcaktuar 2767 6/3/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Bajram Hysen Këze Xeba 1/1/1878 Berat Dënim Kapital E papërcaktuar 8467 29/4/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Pasho Muamet Qamil Myrtaj 20/1/1909 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 8469 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hasan Rexhep Nadire Babamusta 1/2/1921 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 2763 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Meme Sadri Pare Degaj 4/4/1897 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2742 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Andon Ligor Marjanthi Vanko 27/7/1943 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 8480 29/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Perloc Mark Drande Marku 1/1/1909 Jugosllavi Dënim Kapital E papërcaktuar 2750 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ferit Adem Vasfije Juca 20/9/1919 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 2769 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Gjon Dede Drande Malocaj 9/9/1905 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2743 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Martin Gjergj Prende Malocaj 27/11/1923 Trush-Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2741 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jak Lazer Prende Lazri 29/3/1918 Mnel-Shkodër ----Zgjidh---- E papërcaktuar 2740 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Iljaz Feti Anezi Ymeri 13/5/1930 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 2778 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ferit Asllan Vaze Ndreu 28/4/1942 Peshkopi Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2762 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Shpetim Haki Nadire Llabani 8/9/1961 Tirane Dënim me Burg E papërcaktuar 2777 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bexhet Haxhi Ferushe Llalla 7/4/1930 Gramsh Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2758 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pjeter Dede Drande Malocaj 14/2/1910 Trush Dënim Kapital E papërcaktuar 2744 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pashuk Filip Nushe Toma 20/6/1937 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2746 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gjok Pjeter Rushe Leka 22/3/1928 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2748 6/3/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Muharrem Ali Nahire Pazari 1/1/1929 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2775 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pjeter Vogel Lule Ara 14/10/1915 Shosh-Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2752 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndue Mark Prende Ndoji 5/1/1906 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 2674 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kadri Rrahman Sulbije Xheka 17/11/1911 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 2669 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Tatjana Rrahman Fitrete Çarkaxhiu 5/10/1952 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2566 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shpresa Rahman Fitrete Rrena 2/11/1956 Tirane Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2665 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fitnete Sami Naxhije Parllaku 23/3/1926 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2667 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gege Llesh Dile Doda 27/4/1913 Kruje Dënim me Burg E papërcaktuar 2662 5/3/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Jani Pandeli Maria Papaguna 8/11/1932 Llovine-Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 2700 5/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Muharerm Sali Lime Hoxha 20/5/1903 Tirane Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2675 5/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Neki Ahmet Deko Çaçani 15/12/1908 Erseke Dënim me Burg E papërcaktuar 2672 5/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Rexhep Liman Dava Mani 29/4/1974 Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 2676 5/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nasho Vasil Zarika Popo 19/5/1933 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 3200 10/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mhill Gjon Dilë Noka 12/5/1915 Sheshaj Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 11939 3/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Hysni Alush Esma Palla 18/9/1917 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 3284 11/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hatixhe Elmas Sabrije Ismail 6/4/1923 Bratomirë Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11940 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muhamet Sali Gjyle Skënderas 16/11/1928 Goskove Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11941 3/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Demir Rexhep Selime Harizaj 30/3/1926 Kamenicë Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11942 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hajrulla Sali Dake Kolaveri 18/7/1891 Macukull Mat Dënim me Burg E papërcaktuar 11943 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Resul Habib Hateme Tata 1/1/1980 Libohove Dënim me Burg E papërcaktuar 12191 10/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Eqerem Veli Sofije Çollaku 2/3/1913 Rakick Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11944 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gjysho Shefit Halime Sadikaj 17/12/1802 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 12192 11/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Beg Ali Sulltane Kodra 1/2/1921 Shumer Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 11811 1/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Beg Ali Sulltane Kodra 1/2/1921 Shumer Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 11812 1/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Mihal Mitro Theodhora Disho 15/11/1934 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 11813 1/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Panajot Jorgji Veno Deçka 10/10/1913 Karroq Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 11814 1/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Daut Riza Veziko Runa 17/1/1909 Nericë Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 11815 1/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Selim Ali Hava Zhabina 12/4/1907 Prapanik Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 11816 1/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Isuf Fejzo Xhemile Kola 12/5/1895 Mat Dënim me Burg E papërcaktuar 11926 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Preng Ndrec Gjelë Tosku 5/1/1910 Mat Dënim me Burg E papërcaktuar 11925 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hajrie Ali Halide Xhafi 12/2/1925 Devoll Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11924 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mynyr Mustafa Shefiko Lumi 3/7/1918 Miras Dënim me Burg E papërcaktuar 11923 3/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kristaq Nikolla Vasillo Mihallari 2/10/1955 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11922 3/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›