E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga hajduti i biçikletave

08/02/2005  SHKODËR - Arrestohet 25-vjeçari Leandro Canaj, nga lagjja “Mark Lula”, me akuzën “përvetësim të paligjshëm të pasurisë së tjetrit”. Shtetasi i prangosur dje më parë ka qenë i dënuar edhe një herë tjetër për vjedhje. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se uniformat blu të Shkodrës e kishin mbajtur nën mbikëqyrje personin si hajdut biçikletash dhe motorësh. Po sipas të njëjtave burime, ishin 3 shtetas që kishin bërë identifikimin e këtij hajduti, pasi ata kishin qenë viktimë e tij duke ia blerë biçikletat e vjedhura. Canaj e kishte nuhatur se policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe kishte shkuar të kërcënonte shtetasit që kishin blerë biçikletë tek ai, për të mos treguar, por policia bëri arrestimin e tij dje e ndihmuar edhe nga këto 3 qytetarë. Kohët e fundit fenomeni i vjedhjes së biçikletave ka filluar të shfaqet përsëri, fenomen ky që kishte filluar të harrohej në qytetin e Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›