E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, 10 vjet burg tutorit

08/02/2005  Trafikoi me dhunë një vajzë në Greqi

FIER - Gjykata e Fierit ka dënuar me 10 vjet burg të pandehurin Ylli Rasha, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese "me dhunë" ndaj një personi që shtyhet apo shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të

Republikës së Shqipërisë. Në muajin qershor 2003, i pandehuri është njohur rastësisht në qytetin e Fierit me shtetasen E.R., nga qyteti i Durrësit. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e të pandehurit, shtetasja E.R. është larguar, pasi nuk ka qenë dakord për të ushtruar punën e prostitutës, por Ylli Rasha e ka gjetur dhe duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike mbi të, e ka detyruar që të qëndronte në shtëpinë e tij. Pasi ka qëndruar në Levan për tre muaj, i pandehuri Ylli Rasha e ka marrë shtetasen E.R. dhe së bashku janë larguar për në Greqi, ku e ka detyruar që të prostituojë për gati 2 muaj, duke e dhunuar fizikisht.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Marsida Xhaferi, e ka deklaruar dje fajtor Ylli Rashën, duke e dënuar me 10 vjet burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›