E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq shpërndan ndihma për 250 familje

08/02/2005  SHKODËR - Kryqi i Kuq Shqiptar i përvishet punës më së fundi për të dhënë edhe ai ndihmesën e tij për ndihma ushqimore në zonat e bllokuara nga dëbora. Pak ditë më parë dega e Kryqit të Kuq Shqiptar në Shkodër ishte angazhuar se edhe ajo do të bëhej pjesë e ndihmës që po i jepte shteti zonave në emergjencë. Dje kjo degë i ka ardhur në ndihmë 7 komunave në nevojë, ku 250 familje kanë përfituar një sasi të konsiderueshme ndihmash ushqimore dhe batanije. Për të gjetur familjet në emergjencë i janë referuar listave që kanë hartuar komisionet e shpërndarjes së ndihmave pranë komunave më në vështirësi. Kështu, ndihmat e planifikuara i kanë përfituar familjet në nevojë në 3 komuna të Malësisë së Madhe dhe 4 fshatrave të zonës së Dukagjinit. 250 pakot që do të shpërndaheshin nga një për familje përmbanin: miell, vaj, sheqer fasule, konserva mishi, detergjentë dhe batanije. Shpenzimet e bëra nga Kryqi i Kuq, llogariten me nga 10 mijë lekë për pako.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›