Grindet me shoferin, palgos me thikë udhëtarin
08/02/2005 Një orë më pas, policia arreston agresorin e dehur
FIER – Një person ka plagosur me thikë një bashkudhëtarin e tij, ndërsa udhëtonin me të njëjtin furgon, pasi ishte zënë më parë me shoferin. Në tentativë për të mbrojtur bashkëshortin, është gërrvishtur lehtë edhe e shoqja e të plagosurit. Ndërsa i dëmtuari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, autori është prangosur nga policia.
Ngjarja ka ndodhur dje, në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e
Patosit”. Ka qenë 59-vjeçari Kujtim Çili, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, të rrethit të Lushnjës, i cili ka goditur me thikë për motive fare banale shtetasin Flamur Bregu, 45 vjeç, banues në fshatin Çipllakë, në komunën Libofshë të Fierit, ndërsa udhëtonin së bashku drejt Fierit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të rendit, të cilët, pas veprimeve të para proceduriale dhe pas pyetjes së dëshmitarëve okularë, kanë konstatuar se krimi ka ndodhur për motive banale, pas një zënke mes shoferit të furgonit dhe Kujtim Çilit.
Autori, i dënuar një herë më parë për rrahje, pas krimit është larguar nga vendngjarja, por është kapur rreth një orë më vonë
nga policia e Fierit, në një furgon të Lushnjës, duke shkuar për në shtëpi.
I dëmtuari, i goditur në afërsi të zemrës dhe mushkërisë, është në gjendje të rëndë në spitalin civil të Fierit, megjithatë nuk ka ngurruar të rrëfejë edhe historinë e çuditshme, nga ku për pak iu rrezikua jeta.
Si ndodhi që ju udhëtonin së bashku me autorin e plagosjes?
Kisha faturuar një furgon taksi së bashku me gruan. Ishim në Patos dhe do të ktheheshim në shtëpinë tonë në Çipllakë, të Rreth-Libofshës. Rrugës, te kthesa e Patosit, pamë një burrë rreth 60 vjeç, i cili ishte së bashku me gruan. Ai na e bëri me dorë për të ndaluar. Më erdhi keq dhe i thashë shoferit ta merrte. Rrugës ngamconte shoferin. Shoferi, i cili i ndjeu edhe erën e rakisë, i tha të zbriste.
ǒnodhi më pas?
Ndërsa shoferi ndaloi dhe hapi krahun, unë zbrita i pari, sepse isha te dera, për t’i hapur rrugë. ‘Hë do zbresësh ti apo jo’, i thashë unë. Ai zbriti dhe në sekondë dëgjova zërin e gruas së tij që më tha: ”Kujdes ka thikë me vete”. Nuk di nga e nxori një thikë më të madhe se thika e bukës me teh të gjatë dhe ma nguli në kraharor. Nuk mbaj mend asgjë. Më vonë mora vesh që e kishte gërvishur edhe gruan time gjatë kohës që ajo u hodh për të më mbrojtur.
Si paraqitet gjendja juaj shëndetësore?
Kam plagë të mëdha në afërsi të zemrës dhe në mushkëri. Madje më ka prekur edhe mushkërinë.
Kishit kontradikta më parë me autorin e plagosjes?
Jo. Unë as e njihja fare. Ai në Karbunarë të Lushnjës, unë në
Libofshë. Ne jemi 6 vëllezër, kam edhe tre fëmijë të rritur, por s’kemi pasur kurrë probleme me drejtësinë dhe as jemi zënë ndonjëherë në fshat.