E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet për të tretën herë i dënuari për drogë e vjedhje

19/03/2005  Materialet i kalojnë Prokurorisë

DURRËS - Megjithëse kishte vuajtur dy dënime, shtetasi E.Mezini ka rënë për të tretën herë në duart e policisë. 31-vjeçari, nga Durrësi, sipas policisë ka qenë i burgosur fillimisht për drogë dhe më pas për vjedhje, ndërkohë që, një natë më parë, është arrestuar, pasi është kapur në flagrancë me tre celularë të vjedhur. Mezini deklarohet nga policia se ka hyrë në një lokal në lagjen nr.14 në Shkozet dhe duke përfituar nga mungesa e tregtarit, ka vjedhur dy celularë L.G dhe një Nec 3, duke u larguar më pas. Por 31-vjeçari nuk ka mundur t’u shpëtojë uniformave blu, të cilët janë vënë në dijeni nga pronari i lokalit. Ky i fundit, nga ana e tij, pasi ka bërë denoncimin e rastit pranë punonjësve të policisë, e ka ndjekur hajdutin, deri sa Mezini ka rënë në prangat e policisë. Ai është arrestuar në flagrancë më akuzën e vjedhjes. Materialet për këtë çështje i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›