Vdes në autobus 63-vjeçari nga Korça
19/03/2005 Enigmë, shkaku
Një burrë i moshës 63-vjeç ka vdekur në autobusin e linjës Durrës -Tiranë dje në orët e vona të ditës.
Shtetasi Ilia Kërpuçi, i lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme në sedilen e autobusit, ndërsa ai po udhëtonte drejt Tiranës. Sipas policisë, shtetasi vinte nga Korça dhe, pasi kishte qëndruar një natë në Durrës, kishte marrë linjën e autobusit për t'u kthyer në shtëpinë e tij.
Shqetësimet e para te Kërpuçi janë ndier sapo autobusi me targa
Të Durrësit ka dalë nga vendi i pritjes së udhëtarëve te stacioni i trenit. Menjëherë 63-vjeçari ka vënënë dijeni njërin nga udhëtarët për shqetësimet e tij dhe për këtë arsye drejtuesi i autobusit ka kthyer autobusin tek Ura e Dajlanit, vetëm një
kilometër larg vendit të nisjes.
I sëmuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Durrësit, por, sipas bluzave të bardha, nuk kanë mundur ta shpëtojnë nga vdekja. Sipas mjekëve, 63-vjeçari Kërpuçi ka vdekur pa mbërritur në spital, ndërkohë që shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura nga mjeku ligjor.