E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia bashkiake, sekserë çertifikatash

19/03/2005  Radhë të stërzgjatura në gjendjen civile të Vlorës

Në muret përreth gjendjes civile shihen këto ditë edhe “tregtarët” e radhave apo të çertifikatave, që kanë zgjedhur këtë “profesion” në bashkëpunim me nëpunësit e gjendjes civile dhe policinë bashkiake

VLORË – Këkresat për çertifikata në Vlorë, janë shndërruar në një problem më vete. Zënia e radhës, për një dokument të tillë identifikimi, në zyrën e gjendjes civile në qendër të qytetit, nuk mjafton. Nëpunësit e zyrës, nuk arrijnë të pajisin me çertifikatë, as gjysmën e personave të radhës, ndërkohë që paralelisht funksionon edhe sigurimi i saj, kundrejt pagesave nën dorë.

Për banroët e shumtë të radhave, një gjendje e tillë është përkeqësuar edhe më shumë, pas përgatitjes së dokumenteve të legalizimt si dhe rishikimi e regjistrimi i listave të zgjedhësve.

Sipas qytetarëve të shumtë, mësohet se ata vijnë pranë gjendjeve civile që në orët e para të mëngjesit për të zënë një radhë për çertifikatë.

Burime të zyrës së gjendjes civile në qendër të qytetit, mësohet se nga ana e saj çdo ditë jepen rreth 500 çertifikata në ditë, kur kërkesa është mbi 1000. Kjo gjë ka krijuar një gjendje të paparashikuar, duke shkaktuar radha dhe konfuzion.

Radhët e gjata kanë sjellë edhe konfrontimin e qytetarëve me policinë bashkiake, e cila, në pamundësi për të mbajtur rregullin, ka pasur ndikim të kundërt, duke bërë rolin e mikut e ndërmjetësit me nëpunëset e gjendjes civile, për sigurimin e çertifikatave, kundrejt pagesave nën dorë.

Në muret përreth gjendjes civile shihen këto ditë edhe “tregtarët” e radhave apo të çertifikatave, që kanë zgjedhur këtë “profesion” në bashkëpunim me nëpunësit e gjendjes civile dhe policinë bashkiake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›