E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja e vrasësit me thikë shkon në gjykatë pas 12 vjetësh

19/03/2005  Berat/ Viktima ndërhyri për të shuar një sherr në radhën e byreqeve

BERAT - Janë dashur 12 vjet, që dosja e një vrasjeje të përfundojë në gjykatë.

Mesditën e djeshme, prokurori Artan Bejo ka dorëzuar në gjykatën e rrethit të Beratit dosjen e një vrasjeje të vjetër, të kryer para 12 vjetësh në qendër të qytetit, por që, për mungesë provash, kishte ngelur në sirtarët e pluhërosur. Sipas materialeve të përpiluara në dosjen përkatëse, që do të gjykohet, i dyshuari për vrasje është Andrea Papa, me emrin e vërtet Arben Ziu (ndryshuar emrin më 13.1.1997) 40 vjeç, banor i lagjes “30-Vjetori”, i cili dyshohet se ka vrarë, me mjet të ftohtë, thikë, paraditen e 27 gusht të vitit 1993, shtetasin Ismail Banushi, 29 vjeç, banor i lagjes “Donika Kastrioti”. Sipas burimeve hetimore, menjëherë pas kryerjes të krimit, Papa është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur nga policia për t’u vënë para organeve të drejtësisë, për t’u gjykuar si i dyshuar për vrasjen e 29-vjeçarit Banushi. Ngjarja, për të cilën Andrea Papa është shpallur person në kërkim dhe dosja e tij si autor i dyshuar për vrasjen e Banushit, ka ndodhur para gjimnazit “Bab Dud Karbunara“ te byrektorja e vëllezërve Shkurti. Sipas dëshmitarëve të procesit, sherri mes një grupi shokësh ka ndodhur për arsye banale, thjesht për një radhë për të marrë byrekë. Duke parë se po grindeshin dy kushërinjtë e tij, viktima është afruar për t’i ndimuar (për t’i ndarë), por, sapo ka mbërritur te sherri, viktima është përballur me një lum të sharash dhe edhe pse është gjendur i papërgatitur është munduar që ta qetësoj sherrin, por nuk ka mundur, pasi, pa kaluar as 5 minuta të grindjeve me fjalë, drejt tij është drejtuar Andrea Papa, që ka qëlluar drejt tij me një thikë, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas këto dosje u dogjën gjatë vitit 1997. Sipas burimeve zyrtare deri tani janë dërguar në gjykatën e rrethit Berat për t’u gjykuar 6 dosje të vrasjeve të ndodhura para vitit 1997, por deri tani janë gjykuar në mungesë vetëm 3 prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›