E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policët pa unifromë në ceremoni,shtyhet një orë çertifikimi i tyre

19/03/2005  Ceremonia e shpërndarjes së çertefikatave për doganierë e policë të përfshirë në trajnim është shtyrë për gati një orë. Në sallën ku u zhvillua ceremoni efektivat e policisë që sapo kishin përfunduar në Durrës trajnimin 3-javor kishin hyrë pa uniformë dhe ata janë justifikuar se nuk ishin njoftuar, ndërkohë që një pjesë e tyre kanë deklaruar se vinin nga rrethe të tjera. Drejtuesit e kësaj ceremonie kanë shtyrë shpërndarjen e çertifikatave deri në veshjen e uniformës dhe një situatë e tillë nuk ka kaluar pa rënë në sy të ambasadorit të huaj dhe përfaqësuesit të CAM-A. Të huajt, pasi janë njohur me replikat e zhvilluar në sallë, kanë preferuar të qëndrojnë gjatë në korridor, me shpresë së situata brenda do të normalizohej dhe do të respektohej ceremonia. Ndonëse policëve u është lënë kohë e mjaftueshme, asnjëri prej tyre nuk ka lëvizur nga salla për të gjetur te kolegët e tyre të komisariatit të policisë së portit të Durrësit ndonjë unifromë. Madje, ata nuk kanë pranuar të veshin as unifromën e afruar. Situata është favorizuar edhe nga mosprania e drejtuesve të policisë së shtetit, të cilët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për mospraninë e tyre në ceremoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›