E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy makina, shtatë të plagosur

ELBASAN Përplaset Benzi me Fuoristradën, plagosen 6 shtetas mes të cilëve edhe të mitur. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrezikshëm të Gjocajt në Peqin, në superstradën Elbasan-Peqin në baipasin e Peqinit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes. Automjeti tip benz, me targa PE 1587A, i drejtuar nga shtetasi Grejsi Tabaku, është përplasur me një mjet tip Fuoristradë e llojit Mitsubishi, me targa DR7242B, i drejtuar nga shtetasi Durim Hasa. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, një pasagjer në sedilen e parë të mjetit benz, si dhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e drejtuesit të fuoristradës, Durim Hasa. Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe kanë marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është e rëndë për të paktën dy prej të lënduarve. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit, por besohet se mund të ketë qenë ndërprerja e rrugës nga njëri prej automjeteve dhe shpejtësia tej normave të lejuara. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›