E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo synon kualifikimin

13/01/2005  

“Çfarë pres nga lojtarët e mi? Shumë e thjeshtë, tre gola”. Fabio Kapelo nuk dëshiron t’i thotë që në janar mirupafshim, Kupës së Italisë dhe për ndeshjen e sotme, kundër Atalantës, dëshiroj t’i jap mundësinë atyre që kanë luajtur pak deri tani. Rotacion shkencor, por edhe i detyrueshëm, për ata që kanë luajtur kundër Livornos, sepse më 16 janar, do të zbresin sërish në fushë kundër Kaljarit. Trezege do të zbresë në fushë në minutën e parë. “David do të luajë 60, 70, ose 90 minuta, varet nga gjendja e tij, shpjegon Kapelo. Për ne, padyshim është një rekuperim shumë fondamental. Është një lojtar në gjendje që të sigurojë një sasi golash në sezon dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për tipin e lojës tonë”. Sulmuesi francez kishte thënë që në sulm është nevoja për të shënuar më shumë, por trajneri bardhezi mendon se mesatarja e golave është e mjaftueshme: “Ndoshta Trezege nuk ka parë mirë klasifikimin. Jemi në vendin e tretë, si sulmi më i mirë në Serinë A dhe kemi një ekuilibër shumë të mirë për golat që kemi shënuar dhe ato të pësuar. Shpresoj të kem përherë e më shumë sulmues. Le të shikojmë se si do të jetë Trezege, kur të hyjë në fushë. Më pas edhe mund të mendojmë për rotacionin”. Asnjë prononcim për formacionin që do të zbresë në fushë, kundër Atalantës: “Kam menduar të hedh në fushë ata, të cilët më japin më shumë garanci. Kam shumë besim që do të përmbysim rezultatin; mjafton të luajnë siç i kam parë në stërvitje”. Midis Ibrahimoviçit, Trezeges dhe Del Pierosa, Pinturikio është ai, që ka një fanelë titullari: “Mendoni ju gazetarët, se është natyrale të shikosh Del Pieron në pankinë, që sot e tutje. Unë do të bëj zgjedhjet e mia, në bazë të situatave dhe të stërvitjeve”. Batuta e fundit është për Mark Julianon, i cili është transferuar te Majorka: “Mark ka zgjedhur Spanjën. Ne kishim shumë mbrojtës dhe e kemi lehtësuar pak grupin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›