Myftari dhe Gjoni në festën e Policisë
14/01/2005 Ilir Gjoni dhe Veli Myftari në festën e Policisë së Shtetit. Me rastin e 92-vjetorit të krijimit të kësaj arme, ish-punonjësit e dikurshëm të dikasterit blu ftohen të marrin pjesë në kremtime.
Të ftuarit
Takimi jubilar në Pallatin e Kongreseve, paraditen e djeshme ka mbledhur veç punonjësve aktualë të Ministrisë së Rendit dhe ish-ët e larguar me ceremoni nga ky dikaster. Ish-kreu i këtij institucioni, Ilir Gjoni, nuk ka munguar në festën e organizuar, pas një ftese të marrë nga drejtuaesit aktualë të saj. Ai u largua afro 3 vjet më parë nga rendi për të ndjekur një specializim, duke i lënë vendin Luan Ramës. Surpriza e të gjithëve ishte prania e "mëkatarit" Veli Myftari. Ish-drejtori i Policisë së Rendit, tashmë me një dokument pafajësie nga gjykata në xhepin e tij, nuk ka ngurruar të vërë në vend nderin e humbur. Myftari u përfshi në skandalin e tenderit të pasaportave, ku u implikuan dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Rendit. Pasi kreu 1.2 vjet burg, ai u lirua, por vijoi gjyqet për të fituar pafajësinë. Pas shumë seancash, më në fund ish-drejtori i Policisë së Rendit ia arriti qëllimit. Takimi jubilar në Pallatin e Kongreseve vijoi më tej në sheshin "Nënë Tereza", ku efektivat policorë ekzekutuan demonstrime të ndryshme, me tematikë nga puna e përditshme.
Ibraj
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit bëri një historik të shkurtër të policisë, që nga viti i krijimit të saj nga qeveria e Vlorës. Ai u ndal më tej në problemet që hasi kjo strukturë në periudhën e luftërave dhe më pas gjatë diktaturës. Përmbysja e sistemit njëpartiak dhe vendosja e pluralizmit politik, pas vitit 1991, solli ndryshime të rëndësishme edhe në polici. Demokratizimi i policisë u shoqërua me ndryshime ligjore, organizative, strukturore dhe konceptuale. Në prill 1991 krijohet Ministria e Rendit Publik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ndërsa me daljen e ligjit të ri, në korrik 1991, krijohet Policia e Rendit Publik. Dalja e vendit nga izolimi gjysmëshekullor bëri që, më 4 nëntor 1991, Policia Shqiptare të pranohet anëtare e INTERPOL-it. Por goditjen fatale ajo e mori në ngjarjet e marsit 1997, ku bashkë me makinën shtetërore rrënohet dhe shpërbëhet pothuajse e tërë ndërtesa e Rend-Polici. Përveç kryeqytetit dhe ndonjë rrethi, komisariatet u sulmuan dhe u shkatërruan nga turma të armatosura si dhe me dhjetëra punonjës policie u vranë e plagosën. "Vitet 1999-2000, përkojnë me konsolidimin dhe institucionalizimin e mëtejshëm të policisë. Në nëntor 1999, u miratua ligji 'Për Policinë e Shtetit', kohë kjo e cila shënon pragun e zhvillimit të mëtejshëm të policisë", theksoi Bajram Ibraj ndër të tjera.