E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi siguron Mutu

13/01/2005  

Juventus ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit rumun, Adrian Mutu. Lojtari 26-vjeçar u përjashtua nga Çelsi si dhe u pezullua me 6 muaj për përdorim dopingu (kokainë). Ky püezullim përfundon më 18 maj. Ai mund të luajë vetëm dy ndeshjet e fundit të kampionatit italian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi: “Juventusi, lexohet në një njoftim për shtyp, ka blerë kampionin rumun, Adrian Mutu. Ky i fundit, i lindur më 18.1.1979 në Kalinesti të Rumanisë, ka firmosur me klubin bardhezi një kontratë 5-vjeçare”. Mutu ka luajtur edhe më parë në Itali, me Interin, veronën dhe parmën. Skuadra e tij e fundit ka qenë Çelsi, me të cilin Juventusi kishte filluar tratativat që në verën e shkuar, por që u ndërprenë për shkak të kërkesës shumë të lartë ekonomike (15 milionë) nga klubi anglez. Rumuni ka firmosur së fundmi një kontratë 5-vjeçare me Juven (mendohet për rreth 1 milionë euro në vit). Për momentin Mutu është duke iu nënshtruar një programi rehabilitimi, i cili frekuentohet edhe nga ish-lojtari i Arsenalit, Toni Adams, por megjithëse ishte përjashtuar nga Çelsi, ai ishte lejuar nga FIFA të stërvitej me shokët e tij te Dinamo e Bukureshtit. Pas ngjarjes së rëndë, Mutu kishte ndërprerë marrëshëniet me dy menaxherët e tij, Bekali e Popesku dhe ia kishte besuar karrierën e tij, Alesandro Moxhit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›