“Ja kreditë që ofron‚ Raiffeisen Bank’”
13/01/2005 Të gjithë ata që kanë pritur, kanë bërë mirë. Ky është mesazhi i kredive të “Raiffeisen Albania”. Përveç overdraftit, që, aktualisht përdoret nga klientët e bankës, brenda marsit banka do të ofrojë kreditë me afat dhe brenda majit do të fillojë dhënia e kredive për shtëpi. Robert Wright, anëtar i Bordit Drejtues-Divizioni i Retail (shefi për kreditë), thekson në një intervistë për Gazetën, se të privilegjuar për të marrë kredi do të jenë ata që kanë lidhje me bankën. Ja kreditë dhe kushtet që ofron banka 140-vjeçare.
Çfarë kredish ofron, aktualisht, „Banka Raiffeisen“?
Tani për tani banka është e fokusuar në tre sektorë të tregut, që janë individët, ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe korporatat. Unë do të flisja për dy të parat, individët privatë dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme. Kjo është dhe fusha ku banka do të përqendrohet më shumë, në një ose dy vitet e ardhshme, sepse nuk kemi patur mundësi të japim kredi prej 7 vjetësh, që kur skemat piramidale falimentuan në 1997-ën (që nga viti 1997, Bankës së Kursimeve i është ndaluar të japë kredi). Në këto dy segmente të tregut, ne kemi tre lloj produktesh. E para, është overdrafti; E dyta, është kreditë me afat; dhe e treta, është kreditë për shtëpi.
Çfarë është overdrafti?
Overdraftin për individët privatë, ne e kemi hedhur në treg në 1 nëntor të 2004-ës dhe i ofrojmë përkatësisht dy lloj grupesh. Nga overdrafti mund të përfitojnë ata që kalojnë paratë nëpërmjet nesh dhe ata që kanë një depozitë me afat në “Raiffeisen Bank”. Overdrafti të ofron të marrësh kredi një deri në tre paga mujore, në qoftë se këto paga i merr nëpërmjet bankës ose 80 për qind të depozitës tënde me afat. Nuk është kredi me afat të gjatë, por më shumë për emergjenca dhe afate immediate, që kanë nevojë njerëzit. Eshtë shumë popullor dhe njerëzit janë shumë të interesuar, sepse nuk kanë asnjë lloj detyrimi dhe nuk duhet të bëjnë asnjë lloj pagese për ta hapur atë dhe asnjë lloj detyrimi me bankën. Eshtë një produkt që është shumë interesant. Këtë ofertë mund ta përdorësh nëpërmjet ATM-ve. Ne kemi rreth 500 ATM në të gjithë Shqipërinë. Norma e interesit për overdraftin është 14 për qind dhe është norma më konkurruese në treg.
Çfarë janë kreditë me afat?
Produkti tjetër për individët që pritet të hedhit në treg është një kredi me afat. Kjo kredi jepet në një shumë të caktuar dhe me këste të paracaktuara mujore. Eshtë një kredi e thjeshtë dhe që e bën të lehtë llogaritjen nga ata që do e kërkojnë.
Kur do të fillojë dhënia e kësaj kredie?
Ky produkt është duke u studiuar. Ne parashikojmë ta hedhim në treg në mars të këtij viti. Edhe kjo lloj kredie do të ketë të „favorizuarit“ e saj. Targeti ynë për këtë lloj kredie, do të jenë ata që kalojnë pagat nëpërmjet nesh ose ata që kanë depozita me afat në bankën „Raiffeisen“. Pra, në një farë mënyre, klientët tanë.
Ka një lloj përzgjedhje për dhënien e kredive. Ju theksoni vazhdimisht se të privilegjuar do të jenë ata që kanë depozitë ose marrëdhënie me bankën. Kjo do të thotë se duhet të hapësh një depozitë që të marrësh një kredi?
Kreditë do t’i ofrohen të gjithë popullsisë. Por, ne do ta fillojmë me këta që janë tanët, sepse ka një bazë njohje nga banka dhe janë më të besuarit. Çdo kredi ka riskun e vet. Ne do t’u japim dhe të tjerëve, por kushtet nuk do të jenë kaq favorizues sa për klientët tanë, si për shumën dhe për normën e interesit.
A do të japë “Raiffeisen” kredi për makina?
Kreditë me afat, që ne ofrojmë, janë në një shumë më të madhe se overdrafti. Ato mund të përdoren për të blerë makina ose mobilje apo pajisje shtëpie. Ne po bëjmë një marrëveshje me përfaqësuesit që shesin markat më të njohura të makinave në Shqipëri, në mënyrë që të lidhim një marrëveshje me ata. Besoj se kredia për makinat do të jetë nga më populloret dhe, ky është parashikimi ynë dhe overdrafti mund të përdoret për të bërë blerje më të vogla, si tipi i garderobave ose gjëra të tjera.
Si do të jenë afatet e shlyerjes së këtyre kredive?
Afatet akoma nuk janë vendosur tamam nga bordi, por do të shkojnë nga 1 deri në 5 vjet. Normat e interesit do të jenë shumë konkurruese. Për momentin nuk mund të them se sa do të jenë. Ato do të variojnë nga statusi i klientit, apo nga kohëzgjatja e kredisë. Këto kredi do të jenë shumë të favorshme për ato klientë që kanë përdorur overdraftin. Kjo për arsyen e lartpërmendur, banka i njeh dhe risku është më i vogël për t’u menaxhuar. Mesazhi ynë është i qartë. Të gjithë ata klientë që kanë përdorur overdraftin për gjashtë muaj, do të jenë shumë të favorshëm për të aplikuar dhe për të marrë një kredi me afat.
A do të japë “Raiffeisen” kredi për shtëpi?
Ne kemi vendosur të studiojmë shumë mirë tregun. Ne kemi filluar të japim kredi në formën e overdraftit, një kredi kjo shumë e kontrolluar, pa risk. Kreditë me afat kanë pak më shumë risk, dhe kreditë për shtëpi kanë riskun më të lartë. Të dyja palët, dhe klientët dhe ne, po lëvizim në të njëjtën valë. Më specifikisht, kjo kredi do të fillojë në maj të 2005-ës, menjëherë pas kredisë me afat. Kjo është gjëja për të cilën klientët tanë po pyesin më shumë, por është kredia më riskioze, prandaj dhe duhet të tregohemi dhe pak më të kujdesshëm.
Pse mendoni se klientët duhet të presin deri në maj për të marrë kredi. Çfarë lehtësirash të tjera ofron banka, për sa i takon kredive për shtëpi dhe makina, apo overdraft?
Ne kemi aksese më të mëdha për overdraftin, sepse ne kemi rreth 50 ATM në të gjithë Shqipërinë. Këto mund të shkojnë në 100 brenda vitit. Kështu, vetëm me kartën tënde mund të kesh akses të menjëhershëm me kredi. Kjo është kredia më e thjeshtë, sepse në rast se shikon një mobilje dhe do ta blesh, e blen menjëherë pa qenë nevoja të shkosh në bankë. Ajo që ka rëndësi tek ne është masiviteti. Bankat e tjera janë të vogla e nuk kanë likuiditete. Ne kemi 60 për qind të tregut të depozitave dhe mund të japim kredi pa fund. Bankat e tjera kanë fonde të limituara për të dhënë kredi dhe tek ne nuk është problem likuiditeti. Përveç kësaj, „Raiffeisen“ normaisht do të ketë norma interesi dhe kushte shumë më të lehta se bankat e tjera. Këto kushte nuk mund të bëhen publike. Unë ju them se klientët tanë do të ngelin të kënaqur që kanë pritur deri në mars, apo maj.
Çfarë ofron „Raiffeisen“ për bizneset e vogla dhe të mesme?
Ne kemi hedhur në nëntor overdraftin për SME-të, por në të njëjtën kohë kemi hedhur dhe kreditë me afat. Ne kemi rënë dakord që t’i ofrojmë kompanive të vogla e të mesme një produkt krediti dhe e vendosim bashkarisht se si do ta marrin. D.m.th. e marrin si kredi overdraft apo si kredi me afat. Overdrafti nuk paguan këste mujore në bankë dhe ka një kohë zgjatjeje më të shkurtër, ndërsa kredia me afat e ka këstin të përcaktuar dhe kohëzgjatjen. Disa kërkojnë overdraftin, sepse kanë nevojë për para shpejt dhe duan të blejnë gjëra momentale, ndërsa disa të tjerë duan kredi dy-vjeçare me këste të përcaktuara. Definicioni ynë për SME–të janë ato me xhiro vjetore deri në 4 milionë euro dhe, kjo është pjesa më e madhe e bizneseve në Shqipëri. Numërohen rreth 70 mijë biznese të vogla e të mesme.
Kur do të fillojë kjo lloj kredie?
Do të jepen në prill për SME–të. Overdrafti dhe kreditë me afat janë dhënë.
DOKUMENTACIONI LIGJOR I KLIENTIT NË SME
1. Vendimi i regjistrimit të shoqërisë në gjykatë si person fizik apo juridik, së bashku me të gjitha depozitimet përkatëse, të cilat reflektojnë ndryshime në statusin ligjor të shoqërisë.
2. Statuti dhe Akti i Themelimit të shoqërisë, së bashku me të gjithë dokumentet e tjerë, të cilët rregullojnë këtë status.
3. Certifikatë familjare e ortakëve të shoqërisë apo aksionerëve dhe në rast hipotekuesit dhe barrëdhënësit janë të ndryshëm nga personat e lidhur me shoqërinë dhe certifikatat familjare të tyre.
4. Deklarata të gjendjes së llogarive të klientit, nëse është klient i RBAL apo i bankave të tjera.
5. Deklarata e shoqërisë për lidhje me shoqëri të tjera.
6. Liçensa të ndryshme në lidhje me aktivitete, ushtrimi i të cilave kërkon pasjen e këtyre liçensave.
7. Kontrata të shoqërisë për furnizime, shitje apo shpërndarje në aktivitetin e tij.
8. Dokumente të pronësisë për kolateralin që do të vendoset si garanci:
a. Në rastin e pasurisë së paluajtshme duhet të kërkohet vërtetimi i pronësisë, i shoqëruar me hartë treguese dhe kartelën përkatëse dhe të jetë sa më i freskët, nëse kartela duhet të jetë e rinovuar ditët e fundit.
b. Në rastin e pasurisë së luajtshme si kolateral duhet të kërkohet dokumenti i pronësisë mbi këto objekte dhe dokumenti i kalimit të pronësisë. Për kolaterale të ndryshme do të ketë dhe dokumente të ndryshme, por kryesisht duhet të kërkohen kontratat e shitblerjes, deklaratat doganore, certifikata origjinale etj.
9. Dokumenti i regjistrimit në Zyrën e Tatimeve dhe NIPTI.
10. Vendimi i organeve drejtuese të shoqërisë për shumën e kredisë së kërkuar, llojin e garancisë së vendosur, degën e bankës ku do të bëhet tërheqja e shumës së kredisë dhe personat e autorizuar për të nënshkruar kontratat përkatëse.
11. Vërtetimi nga Zyra e Përmbarimit.
12. Vërtetimi nga gjykata, që shoqëria nuk është në proces likuidimi apo falimentimi.
13. Vërtetim nga Zyra e Tatimeve për shlyerje të të gjithë detyrimeve tatimore.
14. Vërtetim nga Gjykata, që shoqëria nuk është nën ndonjë proces gjykimi.
15. Raport vlerësimi nga një vlerësues i liçensuar, i pavarur nga lista e vlerësuesve, që do të jepet nga banka për të gjitha llojet e kolateralit (pasuri e paluajtshme dhe e luajtshme).