Nis diskutimin për kufijtë Maqedoni-Kosovë
13/01/2005 Fillon diskutimi për çështjet e kufijve mes Shqipërisë-Maqedonisë dhe Kosovës. Takimi i dy Kryeministrave në Tiranë, Fatos Nano dhe Vlado Buçkovski, ka sjellë në vëmendjen e publikut nevojën e përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Qoftë kjo dhe në mënyrë simbolike. Kryeministri Vlado Buçkovski, pas takimit me homologon e tij, Fatos Nano, ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë për të filluar në mënyrë simbolike shënimin e kufirit në trekëndëshin Shqipëri-Maqedoni-Kosovë. Sipas Buçkovskit, "në këtë nismë nevojitet dhe përkrahja e UNMIK-ut e Beogradit zyrtar dhe të përfaqësuesve të Prishtinës". Ndërsa, nga ana e tij, Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë i ka cilësuar "të hapur për lëvizjen e lirë të njerëzve".
Kosova
Statusi i Kosovës ka qenë një nga çështjet e bisedimeve kokë më kokë të dy Kryeministrave. Sipas Nanos, "plotësimi hap pas hapi i çështjeve që përfshin Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, do të sjellë finalizimin e çështjes së Statusit të Kosovës, kjo në bashkëpunim me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian". Çështja e Statusit të Kosovës ka një peshë të padiskutueshme në stabilitetin e rajonit, ka theksuar Nano, por duhet një angazhim i përbashkët me kontribute konkrete në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Kryeministri shqiptar ka inkurajuar homologun e tij maqedonas "për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëpunimin me Ali Ahmetin". Nga dy përfaqësuesit është rënë dakord që ministrat e Jashtëm dhe të Rendit "të identifikojnë lehtësi të mëtejshme për qarkullimin e lirë të njerëzve në dy anët e kufirit.
Gara integrimit
Kryeministrat janë vënë në garë për mbështetjen reciproke në procesin e integrimit. Nano tha në fjalën e tij se "rikonfirmuan të gjithë mbështetjen, duke mirëpritur të gjithë progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin e asociimit për integrim në BE". Ndërsa Buçkovski tha se "Republika e Maqedonisë është e gatshme ta ndihmojë pa rezerva Republikën e Shqipërisë në afrimin e saj drejt Evropës, përfshirë edhe ofrimin e përvojës tonë në lidhje me Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim dhe përvojën në lidhje me pyetësorin e BE për fitimin e statusit kandidat për anëtarësim në BE".