Humb kontrollin nga shpejtesia, vdes dajo e nip
14/01/2005 ELBASAN - Humbja e kontrollit të “Benzit”, me targa EL 6144 A, nga ana e drejtuesit të tij, Fatmir Laboti, i ka kushtuar jetën këtij të fundit, ndërkohë që është transportuar drejt Tiranës nipi i tij, djali i motrës, Luan Kurti, banues në Prrenjas, i cili ka vdekur disa orë më vonë në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.30 të mbrëmjes së mërkurë, në rrugën Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Broshkë. Në momentin e aksidentit, sipas burimeve të policisë, mësohet se ”Benzi”, i drejtuar nga Laboti, është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë. Të njëjta burime nga policia bënë të ditur se “Benzi” u përplas me autmjetin tip “Volvo”, me targa TR 1455 K, i drejtuar nga shtetasi Valentin Paci, 40 vjeç.
Pas përplasjes, menjëherë dy të aksidentuarit janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por njëri prej tyre ka gjetur vdekjen rrugës, si pasojë e dëmtimeve të shumta që kishte marrë nga përplasja, ndërsa pasagjeri tjetër nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes së mjekëve në Tiranë.
Burime të policisë lokale të Elbasanit, saktësojnë se Fatmir Laboti, 48 vjeç, banues në lagjen Semëz, të Librazhdit, udhëtonte me automjetin e tij bashkë me nipin, Luan Kurti, 29 vjeç, nga qyteti i Prrenjasit, i cili do të nisej për në Itali, ku punonte prej kohësh si emigrant.
Laboti prej kohësh punonte si shofer në Drejtorinë Arsimore të Librazhdit, ndërsa dje është përcjellë për në banesën e fundit së bashku me djalin e motrës nga Prrenjasi.
Sipas policisë, viktimat janë mundur të identifikohen vetëm në bazë të një gjobe të marrë 30 minuta para aksidentit, pasi në automjet nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e “Benzit”. Burime nga policia bëjnë të ditur se është shoqëruar për në komisariatin e Peqinit drejtuesi i automjetit të tonazhit të rëndë, i cili ka tentuar të manovrojë por nuk ka mundur të bëjë asgjë për të evituar përplasjen. Nga ana e policisë bëhet e ditur se po hetohet dhe pritet të zbardhet së shpejti kjo ngjarje e rëndë.
Tre viktimat e aksidenteve të këtij vitit janë regjistruar vetëm në këtë aks rrugor. Ndërkohë, mungesa e sinjalistikës, shpejtësia dhe pakujdesia e drejtuesve dhe këmbësorëve kanë shkaktuar mjaft viktima në këtë aks rrugor, i cili ndodhet në përfundim e sipër përgjatë segmentit të fundit prej 7 km.
Viktimat
Fatmir Laboti,
48 vjeç,
banues në Librazhd
Luan Kurti,
29 vjeç,
banues në Prrenjas