HEC-et, ministria: S’ka shkarkime
Ministria e Energjetikës ka bërë me dije ditën e djeshme se situata në Kaskadën e Drinit është normale, pavarësisht reshjeve të shiut dhe borës. Niveli i liqeneve të hidrocentraleve të kësaj kaskade vazhdon të jetë nën kontroll dhe sipas asaj që përcakton Rregullorja, ndërkohë që prurjet janë përballuar vetëm me shkarkimet që bëhen nga puna e turbinave. "Sipas informacioneve të orës 16:00, për Kaskadën nivelet janë në kuotat e përcaktuara nga Rregullorja. Nuk është hapur asnjë portë shkarkimi, ndërkohë që prodhimi vazhdon me kapacitete të plota", konfirmon ministria. Duke ju referuar të dhënave që vihen në dispozicion, dy ditë më parë nga KESH është prodhuar 25.9 milionë kwh energji, ndërkohë që dje është eksportuar një sasi prej rreth 8.5 milionë kwh. Konsumi për të gjithë vendin ka qenë në shifrat e 23.7 milionë kwh dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka importuar 6.8 milionë kwh energji. Lidhur me nivelet, Fierza në orën 16:00 ka qenë në kuotën 287.38 metra kurse Komani 170.88 metra. Vau i Dejës shënonte një kuotë prej 74.56 metrash. Të tre liqenet e hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit kanë pasur prurje jo alarmante, të cilat janë përballuar me shkarkimet që bëhen nga puna e turbinave të secilit HEC.Situata dje (ora 16:00)FierzaPrurjet 700 m3/sNiveli i liqenit 287.38 metraNiveli maksimal 296 metraKomaniPrurjet 100 m3/s(anësore)Niveli i liqenit 170.88 metraNiveli maksimal 175 metraVau i DejësPrurjet 60 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 74.56 metraNiveli maksimal 76 metraProdhimi 25.9 milionë kwhEksporti 8.5 milionë kwh