Autori i masakrës së tre vëllezërve: Më mbeti peng që nuk i vrava kur i kapa në flagrancë
FUSHKRUJE/ ROLAND NIKOLLIBesim Karaj shfaqi pendesë për vrasjen e vëllait të vogël të familjes Mulliri, pasi u vetëdorëzua dje në policinë e Fushëkrujës. Rreth orës 15:20, në banesën e vëllait të tij në Thumanë mbërritën forca të shumta të policisë, jo vetëm ata të Fushkrujës por edhe specialistë të Ministrisë së Brendshme si dhe forca të RENEA-s, të cilët do të bënin transportimin e tij drejt Tiranës e më pas në Korçë. Besim Karaj ka mbërritur në Thumanë duke udhëtuar natën. I kujdesshëm që pamja e tij të mos ngjallte dyshime tek ndonjë kalimtar i rastësishëm, ai ka mundur të zbresë maleve në Myzeqe. Në Fier ai ka marrë një furgon, e më pas ka zbritur në Vorë. Që andej, pa guxuar të merrte sërish mjete të rastësishme, pasi ndokush mund ta njihte, 45- vjeçari ka mbërritur në banesën e vëllait të tij, dje rreth orës 02:00 nga ku më pas vendosi të vetëdorëzohej. Hetues specialë të mbërritur nga Ministria e Brendshme e kanë marrë atë në pyetje ku ai ka shpjeguar motivin e ngjarjes. Kur keni mbërritur në Thumanë?Rreth orës 02:00. Isha i sigurt që policia mbante nën kontroll të gjithë fshatin, por e kisha vendosur që të dorëzohesha pasi nuk kisha rrugëdalje. Këtë e kam vënë re që natën e parë të krimit kur kalova kufirin. Pashë forca të policisë greke që ishin në postbllok në rrugët, ku unë kaloja vazhdimisht drejt Greqisë.Nëse e kishit vendosur të dorëzoheshit pse nuk shkuat në Korçë?Nuk kisha besim. Kisha frikë se ndonjë i afërm i familjes Mulliri do të hakmerrej. Gjatë natës vura re edhe forcat speciale në Vidohovë. Kisha frikë se do të më vrisnin, duke thënë më pas se unë kisha qëlluar i pari mbi ta.Ku jeni strehuar gjatë këtyre ditëve?Gjatë ditës rrija i fshehur nëpër male, ndërsa natën ecja. Deri në Fier kam ardhur në këmbë, nuk dija rrugë... ndërsa nga atje deri në Kavajë kam ardhur me një furgon që vinte për në Tiranë. Një natë qëndrova aty, në bregdet dhe nga aty kam ardhur me furgon deri në Vorë. Armën e kam mbajtur nën xhup.Kush iu ndihmoi për të ardhur deri në Thumanë? Askush. Lëvizja natën dhe merrja ushqim nëpër fshatra. Kam blerë dhe rroba për të mos rënë në sy me ato që kisha. Nuk kam qëndruar pa u rruajtur për asnjë ditë, për të mos krijuar dyshime tek ata që mund të ndeshesha në rrugë.Cila ishte arsyeja e vrasjes së tre vëllezërve?E kam gjetur njërin nga vëllezërit, Taulantin me bashkëshorten time. Në atë moment nuk kisha armë me vete dhe më iku. Për hir të fëmijëve vendosa të heshtja. Por nuk e duroja dot t’a shikojë në fshat atë. Kulmi arriti kur mësova se gruaja ishte shtatzënë me Taulantin. Kam pasur synim vetëm vrasjen e tij. Por duke qenë se ishin afër shtëpisë, nuk u zija besë se nuk kishin armë në shtëpi dhe ndonjëri prej vëllezërve të tij mund të hakmerrej. A është e vërtetë që ju i keni kërkuar Taulantit 800 mijë lekë?Nuk është e vërtetë, nderi nuk blihet me para. Pse keni terrorizuar fshatin pas vrasjes?Po të ishte ashtu unë nuk do kisha sot dy karikatorë me vete me fishekë. Pra kam ikur menjëherë pas krimit. Keni qenë më parë në polici në Devoll për konfliktin e krijuar?Jo, për këtë problem nuk kam qenë, pasi nuk kisha arsye për t’i thënë policisë se bashkëshortja ime më tradhtonte.A jeni i penduar për vrasjen ?Eh..., sot po. Më erdhi keq për vdekjen e vëllait të tretë. Kur e mësova atë, atëherë bindja për t’u dorëzuar m’u shtua. Mendoj se Drejtësia do të marrë në konsideratë edhe gjendjen time psikologjike dhe do pyetet edhe bashkëshortja ime e cila është edhe shkaktarja i kësaj ngjarje.Policia: Po hetojmë akuzatZv.drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, deklaroi dje se SHKB dhe Prokuroria po hetojnë mbi akuzat e babait të tre djemve të vrarë në Devoll, se policia lokale nuk parandaloi krimin. Sipas Kuliçajt, nën hetim është dhe pretendimi i Xhevahir Mullirit. “Sot babai i tyre doli dhe përshëndeti veprimet e policisë dhe falënderoi të gjithë strukturat e policisë për kapjen e autorit në kohë”, u shpreh drejtuesi i sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Lidhur me veprimet parandaluese të strukturave të Policisë së Shtetit, Kuliçaj bëri të ditur se ngjarja e Korçës ka ndodhur për motive të dobëta. Një ditë më parë, policia e Korçës reagoi duke thënë se një marrëveshje mes autorit të krimit, Besim Karaj dhe shkaktarit tjetër të tragjedisë, Taulant Mulliri, kishte prapësuar policinë. çifti Karaj kishte vendosur të vazhdonte bashkëjetesën, duke mos e çuar deri në fund divorcin apo ndihmën që gruaja kërkoi fillimisht nga policia për mbrojtje. Kundrejt shumës prej 8 milionë lekëve, Karaj do të linte të qetë 23-vjeçarin, të cilin e kapi në flagrancë me të shoqen në nëntor të vitit të shkuar.Kunata e Karajt: Ishte i rraskapitur dhe i paushqyerBukurie Karaj tregoi dje momentet kur vëllai i bashkëshortit të saj, Besim Karaj arriti në shtëpinë e tyre. I rraskapitur dhe i pa ushqyer, ai iu ka rrëfyer atyre motivin e krimit të trefishtë. Kur erdhi Besimi në shtëpinë tuaj?Ka ardhur në orën 02:00. Ishim në gjumë kur ai i ra dritares. Pa ndezur dritat, pasi e dinim që survejoheshim nga policia, i hapëm derën. Edhe bisedën e kemi bërë në errësirë. Ishte i rraskapitur dhe i paushqyer.Kur është larguar për herë të fundit nga shtëpia Besimi ?Një javë para se të kryente vrasjen. Na tha se do të nisej në Greqi. Ishte i mërzitur dhe i ftohtë në komunikim. Nuk e dinim se kishte konflikte me gruan, pasi ai ka jetuar në Vidohovë.Si e mësuat ngjarjen? Nga mediat. Pas ngjarjes ka komunikuar i vëllai me të, ku i tha të dorëzohej. E kishit të vështirë për ta bindur të dorëzohej?Jo e kishte vetë një mendim të tillë, ndërkohë që ne kishim biseduar edhe më parë me policinë. Dje ne hymë në negociata me ta dhe pasi morëm garanci se nuk do e qëllonte askush në momentin e dorëzimit, i thirrëm ata që ta merrnin në shtëpi. Pse e ka kryer vrasjen, ju tha në bisedë Besimi?Për të mbrojtur nderin e familjes, pasi akuzonte bashkëshorten për tradhti. Ai na shfaqi pendesë për krimit e trefishtë, pasi objektivi i tij ka qenë vetëm Taulanti. Ne nuk ishim në dijeni se ai kishte probleme me bashkëshorten, pasi ata jetonin në Vidohovë.