Dëbora izolon një ditë e një natë furgonin me 8 pasagjerë
SHKODER- Një furgon me tetë pasagjerë është bllokuar nga dëbora për një natë e një ditë në aksin Shkodër- Dukagjin. Furgoni po udhëtonte nga Shala e Dukagjinit drejt Shkodrës, kur është bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit në komunën e Shoshit. Mjeti është izoluar tërësisht nga dëbora, që arrinte deri në 80 cm. Situata është rënduar, pasi në furgon kishte fëmijë dhe të moshuar. Qëndrimi për rreth 20 orë brenda furgonit, që mbulohej me dëborë, ka krijuar një situatë frike dhe paniku tek udhëtarët. Për fat të mirë, vendi ku mbeti mjeti kishte sinjal telefonik, ndaj shoferi ka sinjalizuar policinë. Por edhe mjeti i bluve është bllokuar nga dëbora në mes të rrugës. Atëherë është dashur që të lajmërohet një fadromë e Ndërmarrjes së Rrugëve, e n pjesë të vështira janë të kalueshme me zinxhirë. r.d