Arrestohet polici i Burgut 302,dyshohet se vodhi makinën e kolegut
TIRANE - Polici i vjedh makinën kolegut. Kështu dyshohet se ka ndodhur më tepër se tri javë më parë, kur një polic i burgut të sigurisë së lartë 302 në Tiranë dyshohet se, i ka vjedhur një makinë një oficeri policie me punë në Fier.
Kasem Lika 32 vjeç, banues në fshatin Zall-Dajt të Tiranës, është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.2 në Tiranë me akuzën e vjedhjes së automjeteve. Sipas policisë, më 30 mars të këtij viti, një efektiv i Komisariatit të policisë së Fierit, K. Saliasi, ka denoncuar në polici se, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin e tij të markës “Mercedez-Benz”. I dëmtuari, i ka pohuar policisë se në momentin e vjedhjes së mjetit, ai ia kishte dhënë mjetin një shokut të tij. Shoku i Saliasit, ka lënë çelësat në tavolinë në një lokal, ku kishte qenë bashkë me kunatin e tij Kasem Lika. Ky, sipas policisë ka marrë çelësat dhe ka marrë edhe automjetin. Pas një hetimi disa javor, policia ka zbuluar se autori i vjedhjes së mjetit, ishte efektivi i burgut që duhet të ruante të dënuar të rrezikshëm. Gjatë hetimit, policia ka mundur të gjejë mjetin, por palët kanë pretenduar se ka qenë një ngatërresë e vogël një mujore. Pavarësisht kësaj, policia ka arrestuar policin e Burgut 302, me akuzën e vjedhjes së automjeteve. d.b