Vrasja e emigrantit, arrestohet 25-vjeçari
KORÇE – Arrestohet Klement Kaçolli, 25-vjeçari që udhëtonte me emigrantin e ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në rrugën nacionale Korçë-Ersekë.
Pas 24 orë hetimesh, Kaçolli u prangos pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e Medi Laho, 49-vjeçarit nga fshati Starje i Ersekës. Burime të policisë bënë të ditur se, mbi Kaçollin rëndojnë veprat penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarime të rreme para prokurorit dhe oficerit të Policisë Gjyqësore”. Drejtori i Policisë në Qarkun e Korçës, Emri Vata, ka pohuar për “Panorama”-n se, “deri tani grupi i hetimit dyshon se Kaçolli është bashkëpunëtor në vrasje, mbasi ua ka çuar në pritë Mediun dy ekzekutorëve të tij”. Sipas Vatës dyshohet se 25-vjeçari ka pasur njohje me dy personat që kishin ngritur pritën, të cilët ia kanë kursyer plumbat në momentin kur qëlluan mbi Mediun. Mësohet se edhe pse Kaçollit i është kërkuar të bashkëpunojë me organet hetimore për identifikimin e ekzekutorëve ai i është përgjigjur negativisht kësaj kërkese. Bëhet e ditur se dyshimi për bashkëpunim në vrasje nga ana e Kaçollit ka ardhur pas deklaratave të tij në polici. Burime policore kanë pohuar se, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori i çështjes dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, 25-vjeçari ka dhënë shpjegime të rreme, pasi ato shpeshherë kanë rezultuar kontradiktore. Gjithashtu një fakt që rëndon pozitën e Kaçollit dhe që po analizohet me kujdes nga grupi i hetimit është mosgjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes. Burime nga grupi i hetimit kanë sqaruar se, nëse dy personat që kanë qëlluar mbi Lahon, janë larguar menjëherë pas krimit atëherë ka qenë dikush tjetër që është marrë me gjetjen dhe zhdukjen e gëzhojave. Ndërkohë që rreth versioneve të hetimit janë shmangur dy prej tyre dhe janë siguruar prova që dëshmojnë se vrasja ka pasur motiv prishjen e pazareve të trafikut të drogës, në rrjetet e të cilëve, sipas policisë, kanë bërë pjesë viktima dhe bashkëfshatari i tij Kaçolli. j.gj