Vetëflijohet ushtaraku i Bunavisë, mbytet në Jon
Tre persona humbën jetën dje si pasojë e vetëflijimit, në kushte të rënda të depresionit.
Njëri prej tyre ishte ushtarak, shef i zyrës së personelit në repartin e Bunavisë në Vlorë, i cili gjeti vdekjen duke u hedhur mëngjesin e djeshëm në ujërat e detit Jon. Besnik Kadëna, oficer ishte vetëmbytur në afërsi të Plazhit të Ri në Vlorë, pak minuta pasi ishte nisur për në vendin e punës. Pas sinjalizimeve të para, në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat me një gomone kanë mundur të gjejnë dhe të nxjerrin në breg trupin e ushtarakut 45-vjeçar. Menjëherë është lajmëruar familja e tij, e cila prej pak vitesh ishte zhvendosur për të jetuar në kryeqytet. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që e shtynë Kadënën drejt vetëvrasjes. Nga verifikimet në punë, kolegë të tij janë shprehur se viktima nuk kishte pasur asnjë problem, por është njohur si gjithmonë si korrekt gjatë ushtrimit të detyrës. Një tjetër pistë sipas policisë është ajo e problemeve ekonomike, pasi e shoqja ishte e papunë, ndërsa dy fëmijët ishin në shkollë. I fundit që ka folur me 45-vjeçarin ka qenë i vëllai, të cilit i ka thënë se nuk donte të jetonte më. Sipas kolegëve, 11 vjet më parë një xhaxha i viktimës i kishte dhënë fund jetës si pasojë e depresionit. Ndërsa në fshatin Radë të Durrësit, një 30-vjeçar qëlloi veten me armë gjahu, si pasojë e depresionit ku kishte rënë pas divorcit. Ky është motivi që sipas policisë mund ta ketë shtyrë Vath Huqin drejt vetëflijimit. Viktima e tretë ka qenë një 71-vjeçar nga lagjja “5 Maj” e Elbasanit. Bajram Daklaj humbi jetën pasi u hodh nga pallati ku banonte mëngjesin e djeshëm. Viktima ka qenë ish-mjek dhe sipas policisë, depresioni mendohet ta ketë shtyrë drejt këtij akti.