Një korridor Adriatik-Jon për zhvillimin e tre shteteve
SHKODER – Ndërtimi i një korridori Adriatik-Jon ka qenë projekti i diskutuar dje nga krerët e tre shteteve të rajonit, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Presidentët dhe kryeministrat e këtyre vendeve janë mbledhur dje në Shkodër për investimet aktuale dhe ato që priten në të ardhmen për zhvillimin e mëtejshme rajonal. I pari që ka mbërritur në Shkodër ka qenë presidenti kroat, Stipe Mesiç, i cili fillimisht ka marrë pjesë në inaugurimin e ndërtimit të një nënstacioni elektrik në komunën Bushat, i realizuar nga firma kroate “Konçar”. Presidenti kroat zhvilloi dhe një takim me kryebashkiakun Lorenc Luka, ku është theksuar çështja e liberalizimit të vizave dhe bashkëpunimi mes vendeve. Më tej presidenti Mesiç është nisur drejt kalasë së Rozafës, ku është bashkuar me presidentin tonë Bamir Topi dhe atë malazez Filip Vujanoviç. Të tre presidentët pasi kanë parë nga afër një pjesë të historisë së lashtë të qytetit të Shkodrës kanë bërë një deklaratë publike, ku kanë theksuar miqësinë e mirë mes vendeve. Sipas tyre, realizimi i një rruge përgjatë bregdetit do të mundësoje lidhjen e shpejtë mes 3 shteteve. r.d