Gjimnazi i Sarandës mbushetnga parullat antigreke
Gjimnazi i Sarandës pushtohet nga parullat antigreke.
SARANDE/ SHPRESA DINE
Një kundërpërgjigje ndaj atyre që bënin thirrje kundër Shqipërisë ka ardhur dje nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Muret ballore të shkollës së mesme janë mbuluar me shprehje “Rroftë Shqipëria” apo “Poshtë Greqia”, të shkruara me ngjyrë blu.
Nuk mungonin gjithashtu edhe vizatimet, të cilat simbolizonin Shqipërinë e Greqinë, shqiponja dykrenare, apo edhe koka e Skënderbeut. Menjëherë pas evidentimit të këtyre parullave nga ana e drejtorisë së shkollës, është njoftuar policia, forcat e së cilës, nën drejtimin e shefit të rendit, Leonard Muka kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes. Më pas, në orën 08:30, në zyrën e drejtorit të shkollës, është zhvilluar një mbledhje urgjente e senatit të shkollës, bashkë me drejtuesit e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Në këtë mbledhje u vendos përgatitja e një deklarate, ku senati dhe drejtoria e shkollës, distancoheshin nga këto veprime, që sipas tyre, ishin kryer jo nga nxënës të kësaj shkolle. Në orën 09:30 në vendngjarje, mbërrin një specialist i krimeve të Komisariatit të Policisë së Rendit Sarandë, i shoqëruar nga dy efektivë të tjerë, të cilët kryen edhe fotografimin e parullave, të cilat nuk ishin shuar ende nga drejtoria. Më pas specialisti i krimeve, është futur në mjediset e shkollës, ku ka takuar drejtues të saj. Gjatë ditës së djeshme, nxënës të shkollës, duke marrë shkas nga parullat antishqiptare të cilat u zbuluan të dielën në gjimnazin e tyre kanë nisur të këndojnë brenda klasave, grupe-grupe, këngë patriotike, mes tyre edhe himnin e flamurit. Senati i shkollës, pas mbledhjes së zhvilluar ka dalë në një deklaratë, ku shprehej distancimi nga këto veprime. “I dënojmë këto veprime të kryera. Shkrimi qoftë i parullave antishqiptare dhe ato antigreke sipas mendimit tonë janë të pavenda, në një institucion edukativ siç është shkolla, “Hasan Tahsini”. Nuk duhet të njolloset emri i kësaj shkolle me famë në shkallë kombëtare, për shkak të disa individëve, të cilët nuk arrijnë të vlerësojnë një institucion të tillë, duke përdorur nga ana e tyre një politikë primitive dhe injorante, të cilën ne e refuzojmë”, theksuan ata.
Incidentet me parullat në shkollë kanë detyruar policinë e Sarandës të nisë çështje penale në mungesë për autorët e thirrjeve antigreke, me akuzën e “nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Ndërkohë, për parullat e lëna dje nga persona po të paidentifikuar, policia po kryhen hetime për të njëjtën akuzë. Sipas ligjit, autorët për këtë vepër dënohen nga masa e gjobës deri në 10 vjet heqje lirie.
Bregu: Incidentet, shashka nacionalistësh
ELBASAN – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka komentuar situatën e fundit në Himarë dhe thirrjet për autonomi gjatë një bashkëbisedimi me studentët e fakultetit Ekonomik në Elbasan për integrimin e Shqipërisë në BE. Ajo i cilësoi incidentet në Himarë si shashka të politikës nacionaliste. Bregu u shpreh se, Himara është territor shqiptar dhe se Greqia është vend i Bashkimit Evropian. “Greqia është e bindur se pretendime të tilla nuk qëndrojnë dhe se marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve nuk do të kenë ndikime nga këto ngjarje”.