E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia evakuon banorët e pallatit të rrezikuar nga zjarri

TIRANE – Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar dje banorët e një pallati 5-katësh në zonën e Kamzës, në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur flakët kanë pushtuar tërësisht dy dhoma të një apartamenti në katin e pestë. Më pas flakët kanë filluar të përhapen çka është bërë shkak për mbërritjen e policisë dhe zjarrfikësve në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja shkaktoi dëme materiale ndërsa nuk është regjistruar asnjë person i lënduar. Autoritetet e rendit kanë marrë masa për nxjerrjen e banorëve jashtë pallatit, ndërsa zjarrfikëset kanë filluar operacionin për shuarjen e flakëve. Nga burimet e policisë mësohet se, shkaku i zjarrit ende nuk është saktësuar, megjithatë burimet nga grupi hetimor, konfirmuan dyshimet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Shërbimet e policisë kanë saktësuar familjen në të cilën kishte rënë zjarri dhe po verifikojnë konfliktet apo mosmarrëveshjet që anëtarët e saj mund të kenë pasur me persona të tjerë. Nga të dhënat e mbledhura gjatë hetimeve të policisë është mësuar se, i dyshuari për vendosjen e zjarrit ka qenë një person i alkoolizuar. Ai dyshohet se, në mënyrë të qëllimshme ka vendosur zjarrin në rrethana ende të paqarta për autoritetet e policisë, të cilat deri rreth mesnatës ishin angazhuar në pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›