Trafiku i fëmijëve, të pandehurit japin shpjegime
28/01/2005
TIRANË - Kanë mohuar gjithçka para gjykatës. I kanë quajtur akuzat të fabrikuara nga ana e organit të Prokurorisë dhe, si përfundim, të gjithë kërkuan të lihen të lirë, sepse nuk kanë bërë gjë tjetër, përveçse kanë ndihmuar në bashkimin e fëmijëve me familjet. Sofie Kadriu, e quajtur nga Prokuroria si person që bënte kalimin me dokumente të falsifikuara të fëmijëve nga Durrësi në Itali, nuk pranoi të jepte shpjegime. Ajo tha se e quante veten viktimë dhe se nuk ka kryer asnjë vepër penale. Në këto kushte, kur nga ana e saj nuk u pranua dhënia e shpjegimeve, u vendos të lexoheshin deklarimet e bëra në policinë gjyqësore. Të pandehurit e tjerë, Besim Metani, Sofokli Coko dhe Musa Sina, kanë deklaruar se janë të pafajshëm dhe se e vetmja gjë që kanë bërë, është se kanë ndihmuar në kalimin e disa familjeve për në Itali, por jo me qëllimin e trafikimit, por të punësimit të tyre. Të pandehurit kanë pranuar faktin se kanë kaluar famijë për në Itali, por nuk kanë pranuar akuzën e trafikimit të tyre, të cilën e kanë quajtur montim. Të pandehurit janë shprehur se personat që akuzohen si bashkëpunëtorë me ta në Itali, janë lënë të lirë nga drejtësia. Në këto kushte, ata e quajtën të tepërt mbajtjen në burg. Banda e drejtuar nga çifti Petalli, fillimisht e arrestuar e më pas liruar në Itali, sipas akuzës, kanë trafikuar për qëllime fitimi 60 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Këtë fakt e ka pohuar Prokuroria para Gjykatës së Krimeve të Rënda, teksa paraqiti kërkesën për gjykim. Qëllimi i këtij trafikimi, sipas akuzës është deklaruar bashkimi i fëmijëve me prindërit. Në bankën e të akuzuarve janë katër të pandehur, Sofie Kadriu, Besim Metani, Sofokli Coko dhe Musa Sina. Kalimi i fëmijëve nga porti me linjën “La Vikinga” bëhej nëpërmjet shtetasit Nexhip Kaçuni, ish-bashkëshort i të pandehurës Sofie Kadiru, me të cilën ka pesë fëmijë. Ndërkohë që, Sofia bashkëjeton me të pandehurin Besim Metani. Për secilin nga fëmijët e dërguar me dokumente të falsifikuara në Itali, janë marrë 2500 euro. Këto para ndaheshin ndërmjet pjesëtarëve të bandës. Sipas akuzës, të pandehurit kanë falsifikuar dokumentet për fëmijët, duke i ndryshuar edhe fotografinë në pasaportë. Sofie Kadriu kalonte për në Itali, duke i prezantuar fëmijët si të sajët.