E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktim licencave në varësi të transporteve

Autori i Lajmit: red.
Vetëm pak ditë pas vendimit të qeverisë për reduktimin e numrit të licencave, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka konkretizuar këtë nismë, duke eliminuar 15 licenca dhe transferuar 8 të tjera.
Lajmin e bwri me dije drejtori i Reformave Rregullatore pranë ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ymer Shllaku. Reduktimi i numrit të licencave synon eleminimin e barrierave administrative dhe përmirësimin e klimës për biznesin. Ministria e Transportit ka mbajtur në varësinë e saj, dhënien e licencës për firmat e ndërtimit që duan të marrin pjesë në realizimin e veprave publike, si dhe licencën për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve. Pas Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit pritet që edhe dikasteret e tjera të reduktojnë numrin e lejeve dhe licencave.
Licencat qw do tw japin Transportet
Gjithashtu e drejtë e MPPTT-së do të jetë edhe pajisja me licenca për operim në linja të rregullta ndërkombëtare detare për transport automjetesh dhe/ose udhëtarësh, pilotim dhe omerxhim, tërheqje e mbeturinave të ngurta dhe vajore në portet detare dhe radat përkatëse, si dhe survejor i mjeteve lundruese. Ndërkohë në listën e rreth 22 licencave dhe lejeve që do të hiqen nga kompetencat e kësaj ministrie ndër më kryesoret janë ato për laborator të provave materiale të ndërtimit, për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, transportin e mallrave të rrezikshme, shërbimi postar, etj. Në bazë të vendimit të qeverisë, të miratuar javën e kaluar, nga korriku i këtij viti licencat që jepen nga pushteti qendror do të reduktohen nga 160 në 62, ndërsa të tjerat do të sistemohen në "One Stop Shop". Referuar vendimit më të fundit të qeverisë, në të gjitha rastet, parim dhe praktikë bazë mbetet vetëdeklarimi.
Detyrimet e agjencive shtetërore
Agjencitë shtetërore dhe publike si dhe ministritë do të kenë detyrimin e përcaktimit të kritereve të qarta dhe monitorimit të tyre, të tjerat i përcakton tregu. Këto 62 leje dhe licenca që mbeten, janë ato që s mund të hiqen, janë minierat, ujërat dhe të tjera biznese, të cilat ruhen në çdo vend, ndërsa heqja e tyre është konsideruar si një përmirësim i sigurt i mëtejshëm i shërbimeve. Burokracitë administrative janë vlerësuar në të gjithë raportet e ndërkombëtarëve si një pengesë për investitorët vendas dhe të huaj në vendin tonë. Pasi ato përkthehen në kosto shtesë, për shkak të kohës dhe parave të humbura.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›