Tatimorwt ndëshkojnw 50 Subjekte të paregjistruara
Autori i Lajmit: red.
Rreth 50 subjekte të biznesit të madh janë ndëshkuar gjatë muajit qershor nga Policia Tatimore, pasi nuk kanë shlyer faturat tatimore. Shefi i Policisë Tatimore në Fier, Agron Selimaj, tha se "subjektet e ndëshkuara nuk kanë shlyer faturat tatimore, TVSH, kontributet shëndetësore e shoqërore, kanë fshehur numrin e fuqisë punëtore, si dhe kanë kryer aktivitet të palicencuar" . Sipas tij, nga kontrollet e vazhdueshme u identifikuan dhe blllokuan 10 subjekte që nuk ishin regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit. "Procedura e bllokimit të aktivitetit u zbatua edhe për 20 subjekte të tjera, të cilat nuk kishin shlyer detyrimet tatimore pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave, ndërkohë që janë ekzekutuar 19 urdhra ekuestro ndaj subjekteve debitore", theksoi Selimaj.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008