E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni, tendencw pwr rikthim nwn normwn 4 pwr qind

Autori i Lajmit: red.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, mori në shqyrtim dje edhe pritshmëritë e sistemit bankar në lidhje me zhvillimet inflacioniste në 12 muajt në vijim. Sipas burimeve të BSH-së," parashikimet më të fundit në lidhje me ecurinë e inflacionit në terma afatshkurtër, dëshmojnë për një rikthim gradual të normës vjetore të inflacionit, poshtë nivelit të sipërm të zonës së tolerancës prej 4 përqind, duke filluar që nga muajt e fundit të vitit 2008." Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u ndal edhe në analizën e rreziqeve që potencialisht mund të devijojnë ecurinë e inflacionit nga parashikimet e bëra prej saj. Sipas burimeve të mësipërme, "në dallim nga analizat e mëparshme, vëmendja e veçantë iu kushtua në mbledhjen e sotme, efekteve që mund të gjenerohen në një kohë të dytë, si rezultat i masave aktuale të mundshme kompensuese për efektet e rritura të çmimeve ushqimore." Megjithatë për momentin, BSH gjykon se "presionet inflacioniste të gjeneruara prej këtyre efekteve janë ende të një intensiteti të ulët." Sipas BSH-së, faktorët e tjerë të rrezikut mbeten të pandryshuar, nga ata që janë bërë prezentë më herët nga Banka e Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›