Fier, motori përplas një 14-vjeçare
Një vajzë 14 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident të ndodhur dje rreth orës 17:30 të pasdites së mërkurë. Sipas burimeve nga policia e qarkullimit rrugor, 14-vjeçarja Vitonela M., lindur e banuese në fshatin Buzëmadh të Komunës Cakran, është goditur nga një motoçikletë. Ajo ka qenë duke ecur në një rrugë që lidh fshatin e saj me Cakranin, kur motoçikleta që drejtohej nga Xheko Lamçe, 32 vjeç, e ka përplasur. Edhe drejtuesi i motoçikletës është plagosur dhe të dy janë shtruar në spital.