Arrestohet rrëmbyesi i aeroplanit Tiranë-Stamboll

Berlin, 4 Shkurt NOA Update - Policia gjermane
ka arrestuar shtetasin turk, Hakan Ekinçi, gjatë një kontrolli në një nga trenat
e linjës Kopenhagë-Hamburg.
Autoritetet në Shqipëri kanë lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për Ekinçi,
për rrëmbimin e një aeroplani të linjës Turkish Airlines në vitin 2006.
Ekinçi e detyroi aeroplanin e linjës
Tiranë-Stamboll të ndalonte në Brindizi, në shenjë proteste ndaj refuzimit të
kërkesës për strehim nga autoritetet shqiptare.
Pamjet që ju shihni në foto, janë marrë nga
video e regjistruar në aeroportin e Rinasit, të cilat tregojnë kontrollin e
ushtruar ndaj turkut, Hakan Ekinçi, i cili ka rrembyer avionin e Turkish
Airlines.