E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet sekseri i hipotekës

11/03/2005  Pranga për sekserin e hipotekës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se, Arben Kaçi akuzohet se ka ushtruar veprën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kanë funksione publike pranë zyrës së hipotekës së Tiranës. Sipas uniformave, 41-vjeçari ishte rrekur të binte një nga punonjësit e këtij dikasteri t’i bënte favor në këmbim të një shume të majme parash. Nëpunësi jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por nuk hezitoi ta denonconte në polici. Arben Kaçi nuk ka precedentë të mëparshëm dhe rezulton banor i Mamurrasit. Ai akuzohet se ka konsumuar veprën e parashikuar nga nenet 245/1 dhe 245/2 të Kodit Penal. Dosja në ngarkim të Kaçit iu kalua akuzës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›