E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Gjendja kritike, pa ligj jo qetësi

Mitrovicë - Gjendja ekzistuese në veri të Mitrovicës është e papranueshme. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka kërkuar vendosmëri të strukturave të sigurisë, në radhë të parë të EULEX it për vendosjen e rendit dhe ligjit, por edhe arrestimin e atyre që po shkaktojnë incidente. Teksa ka vlerësuar situatën në qytetin verior, Rexhepi tha se "Eshtë koha që të ndërmerren masa konkrete në drejtim të vendosjes së rendit dhe ligjit, që nënkupton edhe arrestimin e atyre që janë duke bërë incidente në veri. Kjo do të ishte një mesazh që do ta kuptonin të gjithë kriminelët pa dallim të përkatësisë etnike".

Sipas tij, grupet serbe që veprojnë në veri të Mitrovicës, pos qëllimit për destabilizimin e situatës, e shfrytëzojnë këtë gjendje edhe për përfitime nga tregtia e zezë dhe kontrabanda që zhvillohet në veri. Rexhepi shprehu edhe rezervat e tij lidhur me funksionimin e derimëtanishëm të EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›