Arrestohet sërish Gjoni, anëtar i grupit "Hakmarrja për Drejtësi"
Arrestohet sërish anëtari i "Hakmarrjes për Drejtësi", Gëzim Gjoni. Ditën e djeshme, nga Policia e Tiranës u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, të datës 01 korrik 2008, në ngarkim të shtetasit Gëzim Sali Gjoni, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ky person akuzohet si një nga anëtarët e organizatës kriminale "Hakmarrja për Drejtësi" dhe konkretisht i akuzuar për veprat penale të "vjedhjes me armë" dhe të "rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese" në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale.
Arrestimi dhe akuza
Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht se i kërkuari është deklaruar fajtor, me vendimin Nr. 44 të datës 01 korrik 2008, duke u akuzuar për rrëmbim dhe mbajtje peng të personit në rrethana lehtësuese, në dëm të një të mituri. Po ashtu, ky person akuzohet për vjedhje me armë e realizuar në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, në dëm të një shtetasi, të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën e parave prej 12 milionë lekësh. Sipas vendimit të gjykatës, Gëzim Gjoni është dënuar me 10 vjet burg, ndërkohë që një pjesë e këtyre viteve e ka kaluar në paraburgim. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda shprehet në vendimin e saj për deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Gjoni për veprën penale të "rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese" në dëm të fëmijës Erion Nushi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale. Për këtë, gjykata e ka dënuar me tre vjet burg. Gjithashtu, ai është deklaruar fajtor edhe për veprën penale të "vjedhjes me armë", në dëm të Pirro Koninit, në shumën 12 milionë lekë. Për vjedhjen me armë, gjykata e ka dënuar Gjonin me dhjetë vjet burg. Por, në vendimin e gjykatës citohet se bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, përfundimisht i pandehuri Gjoni dënohet me 10 vjet burg. Madje, cilësohet se vuajtja e dënimit për të fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Provat e krimit
Provat e akuzës për Gjonin ka qenë një makinë, e cila u gjet në oborrin e tij dhe që mendohej se ishte përdorur në pesë vepra penale të kryera nga "Hakmarrja për Drejtësi". Por, kjo është kontestuar nga mbrojtja, që sipas tyre, makina "Ford Sierra" me targa gjermane "NI-NB-8", e sekuestruar nga policia në oborrin e familjes së Gëzim Gjonit, ka hyrë në Shqipëri pasi kishin ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet "Hakmarrja për Drejtësi". Sipas akuzës, pjesëtarët e organizatës "Hakmarrja për Drejtësi" kishin kryer me këtë makinë pesë krime të ndryshme. Grabitja e "Gaz Butan", në datën 3 mars 1994; grabitja e INSIG-ut më 21 shkurt 1995; grabitja e Pirro Koninit, më 12 prill 1995; grabitja e Arkës së Sfungjerit, me datë 15 qershor 1995; "Ardia", me datë 1 mars 1995 mendohet të jenë realizuar me anën e kësaj makine. Por në gjykatë është paraqitur për herë të parë Gëzim Gjoni, i cili sqaroi se makina për të cilën prokuroria pretendon se është përdorur për krime, ka hyrë në Shqipëri me datë 14 qershor të vitit 1996. Gjoni pretendoi dje se asnjë krim nuk mund të jetë kryer me këtë makinë të gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, pasi asokohe ky automjet ndodhej në Gjermani. Gjoni ka qenë i arrestuar më parë, por atij i mbaruan afatet e paraburgimit dhe u gjykua në gjendje të lirë.