Ushtarakët kërkojnë ndarjen e "Gërdecit"
Ushtarakët dhe ish-ushtarakët e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit kërkojnë ndarjen e procesit gjyqësor, duke u veçuar nga personat që ndodhen në burg. Kështu, 25 kërkesa janë realizuar dje në sallën e gjyqit nga avokatët, të cilët kërkonin që klientët e tyre të mos gjykohen në një gjyq me Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin dhe Sokol Gjeçin. Arsyeja, sipas mbrojtësve ligjorë, ishte akuza e "vrasjes masive" që rëndon mbi personat e mësipërm që ndodhen në burg. Kërkesat e të pandehurve janë hedhur poshtë nga grupi i prokurorëve, duke i cilësuar si të paligjshme. Gjithsesi, trupi gjykues, i kryesuar nga Ridvan Hado, e shtyu seancën e djeshme gjyqësore me pretekstin se brenda një jave do të verifikojë pretendimet e palëve në proces.
Seanca gjyqësore
Procesi gjyqësor kundër 28 të pandehurve të Gërdecit ka mbledhur në një seancë të gjithë avokatët mbrojtës. Pas katër seancash të dështuara, 25 avokatët dhe disa nga të pandehurit që mbrohen vetë, janë gjendur së bashku në sallën e madhe të gjyqit në Gjykatën Civile të Tiranës. Në fillim të seancës, kreu i trupës gjykuese, Ridvan Hado, u dha fjalën palëve për kërkesat paraprake. Prokurorët heshtën, ndërsa e morën fjalën një e nga një avokatët, të cilët, në prani dhe të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, parashtruan kërkesat paraprake. Skema e mbrojtësve ligjorë ishte shtyrja e leximit të kërkesës për gjykim nga ana e prokurorëve, ndërsa pretendojnë se gjyqi duhet ndarë, pasi ushtarakët e akuzuar nuk kanë kurrfarë lidhje me personat e tjerë të pandehur. Avokatët mbrojtës të të gjithë të pandehurve që gëzojnë statusin e ushtarakut, i kërkuan dje gjykatës veçimin e gjykimit nga pjesa tjetër e të pandehurve të cilët gjykohen për akuzën e vrasjes masive. Ata argumentuan faktin se klientët e tyre akuzohen për "shpërdorim detyre" dhe "falsifikim…" e nuk kanë lidhje me akuzën e vrasjes. Ndërkohë që avokatët e ushtarakëve kërkuan veçimin, pjesa tjetër e avokatëve që mbrojnë Mihal Delijorgjin, shoqërinë "Albademil", Ylli Pinarin, Sokol Ngjecin dhe Dritan Minxhollin, nuk e bënë një gjë të tillë, ndërsa ishin dakord që procesi të zhvillohej bashkërisht me pjesën tjetër të të akuzuarve. Ndërkohë, kërkesës së bërë nga avokatët e të pandehurve ushtarakë, gjykata do t‘i përgjigjet në seancën e radhës që do të jetë në datë 7 tetor.
Sekretet shtetërore
Edhe dje, pjesa më e madhe e të pandehurve që akuzohen për tragjedinë, duke përfshirë edhe të akuzuarit që ndodhen në burg, nuk kanë pranuar të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit. Në gjykatë ishin të pranishëm vetëm të pandehurit Dashamir Çaushi, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Ilmi Lacaj, Denis Hajdari dhe Hysni Çoçka. Ndërkohë që të akuzuarit e tjerë kanë firmosur të përfaqësohen nga avokatët. Krahas kërkesave për ndarjen e gjyqit, në gjykatë ka folur edhe avokati i Ylli Pinarit, i cili i shtroi gjykatës kërkesën për të zhvilluar procesin gjyqësor me dyer të mbyllura. Sipas avokatit mbrojtës, gjatë hetimit gjyqësor do të dalin edhe fakte që përbëjnë sekret shtetëror dhe për këtë arsye nuk duhet të bëhen publike. Kërkesa e avokatit u shënua në procesverbal dhe do të marrë përgjigje në seancën e datës 7 tetor. Të pandehurit e kësaj dosjeje voluminoze akuzohen për tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008, ku si pasojë e një shpërthimi në depon e demontimit të armëve në Gërdec, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.