Bllokohet Qafe Llogaraja

Era e fortë e shoqëruar edhe me shi të dendur ka shkaktuar probleme në aksin nacional, Vlorë-Sarandë, e konkretisht në Qafën e Llogarasë. Qarkullimi në këtë aks është ndalur si pasojë e erës së fortë në rrugën që është në një lartësi rreth 1200 metra mbi nivelin e detit. Policia ka saktësuar se aktualisht në vendgjarje janë efektivë të saj, të cilët koordinojnë automjet dhe ndalojnë qarkullimin në të dyja anët e aksit nacional. Gjithashtu blutë raportojnë se një incident ka ndodhur, me një automjet të tipit kamion, i cili si pasojë e erës së fortë në zonë është përmbysur, e më tej është rikthyer në rrugë me ndërhyrjen e efektivëve të policisë. Blutë sqarojnë se nuk ka të lënduar nga ky incident.