Kapet hajdutja në kërkim
07/02/2005 Zamira Rustani u arrestua nga efektivat e policisë së komisariatit nr 3 mbrëmjen e së shtunës. Burime zyrtare nga drejtoria e qarkut saktësojnë se vajza 20-vjeçare ishte shpallur në kërkim afro 6 muaj më parë. Së bashku me të dashurin e saj, tashmë i identifikuar nga policia, Rustani akuzohej se kish grabitur një banesë në pronësi të një shtetasi.burimet shtojnë se e prangosura nuk jetonte me familjen dhe bënte jetë endacake. Ajo i përkiste komunitetit rom. Zamira Rustani nuk ka precedent të mëparshëm penal dhe ka arsim fillor. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u ekzekutua urdhëri i prokurorit. F.B