Arrestohet shoferi, aksidentoi 24-vjeçarin
Sarandë Policia e qytetit të Sarandës, mbrëmjen e dy ditëve më parë, ka arrestuar në flagrancë Besnik Kroin, 50 vjeç, banues në Sarandë. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se arrestimi i 50-vjeçarit është bërë pasi më datë 18 prill të këtij viti, rreth orës 15:30, në vendin e quajtur rruga “Skënderbeu” në Sarandë, duke drejtuar mjetin e tij tip Mercedes-Benz me targa SR 4216 B, ka aksidentuar motoçikletën me targa XSK 271 me drejtues shtetasin Orjon Braho, 24 vjeç, banues në fshatin Gjashtë Sarandë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.