E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi 45-vjeçarin, policia arreston autorin

Sarandë Në orët e para të ditës së djeshme, si rezultat i finalizimit me sukses të Operacionit “5000 Eurot”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Astrit Xhibos, 41 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dy ditë më parë në vendin e quajtur ish-kampi i punëtorëve Sarandë ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të mjetit tip Opel me targa SH 8720 E, ku ka ngelur i plagosur në këmbë shtetasi Mark Suli, 45 vjeç, banues në Shkodër. Menjëherë nga grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është organizuar puna për zbardhjen e saj, si dhe janë ngritur post-blloqe në disa pika kryesore të qytetit, nga ku është bërë i mundur edhe ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar Astrit Xhibro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një gëzhojë e modelit 3-72 Makirovka dhe një automjet me targa YIB 7449. I dëmtuari Mark Suli aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›