E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet shpërndarësi i drogës, ishte në kërkim



SHKODËR– Një person është ndaluar pas lëshimit të urdhrit nga prokuroria, e cila kishte nisur hetimet për shpërndarje droge dhe mos bindjen e forcave të rendit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 18.00, u bë ndalimi i shtetasit Bledar Zoglës, 29 vjeç, lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, në qytetin verior. Sipas tyre, dy ditë më parë ishte lëshuar urdhër-ndalimi nga Prokuroria sepse dyshohet të jetë autor i veprës penale të “Shitje e shpërndarje të lëndëve narkotike”. Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22.00, në afërsi të sheshit “2 Prilli” në lagjen”Qemal Stafa”, 29-vjeçari iu është larguar shërbimeve të Komisariatit të Policisë së Shkodrës, duke hedhur në tokë 6 gram lëndë narkotike Cannabis sattiva. Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim dhe vetëm mbrëmjen e djeshme është bërë e mundur që të prangoset.

Xhelozia verbon 47-vjeçarin, rreth dhe kërcënon me granatë bashkëshorten

TIRANË – Xhelozia për bashkëshorten e ka nxitur një shtetas që ta kërcënojë me granatë, por më pas ka përfunduar në pranga. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se dy ditë më parë ka ndaluar shtetasin Ismail Murati, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Kodër e Kuqe pasi akuzohet se ka kërcënuar për vrasje gruan e tij. Sipas tyre, “arrestimi i tij u bë sepse dy ditë më parë, teksa ndodhej në banesën e tij, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup dhe me pas e ka kanosur me një granatë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Murati”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një granatë mësymëse bashkë me ndezësin e montuar, të cilën e mbante pa leje. Hetuesit që shkuan në vendin e ngjarjes, thanë se i arrestuari në mënyrë të vazhdueshme konfliktohej me të shoqen dhe shkak për këtë ishte xhelozia e tij.

14 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›