Prangoset farmacistja e burgut, u jepte drogë të dënuarve
LEZH˖ Tani kanabis sativa mund të gjesh edhe në farmaci. Një gjë e tillë ka ndodhur në barnatoren e burgut të Shënkollit gjatë një kontrolli që ka bërë policia e Lezhës. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kanë ndaluar shtetasen Bardha Prenga. Sipas tyre, 32 vjeçarja Prenga është arrestuar në flagrancë pas një kontrolli të befasishëm, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 gram Cannabis Sativa, ku dyshohet se ajo ua jepte të të dënuarve në qeli.
Hetimi
Policia ka marrë informacion në rrugë operative, ku thuhej se në mjediset e farmacisë u jepte lëndë narkotike të burgosurve. Në disa raste shërbimi i kontrollit të brendshëm ka qenë Cannabis sattiva në qeli. Kjo ka ngritur dyshime për mënyrën e futjes së saj në zonën e ndaluar. Pasi kanë dështuar të gjitha opsionet, atëherë policia ka ngritur dyshime se droga mund të shpërndahej nga farmacia në mjediset e brendshme të burgut të Shënkollit. Për zbulimin e saj, ekspertët kanë përdorur kamera vëzhguese, derisa kanë arritur të kapin në flagrancë 32-vjeçaren. Një burim i brendshëm informacioni ka treguar edhe organizimin e futjes së drogës në qeli, ku të burgosurit pasi merrnin ilaçe në farmaci, farmacistja që kishte pesë vjet punë në pikën e shitjes së barnave u jepet me vete edhe lëndë narkotike të dënuarve.
Reagimi
Farmacistja Bardha Prenga ka deklaruar për policinë se “lënda e kapur nuk është Canabis dhe përdoret për qetësues, por do të jenë analizat laboratorike ato që do të saktësojnë llojin e lëndës që jepej nga farmacistja. Burimet policore shtojnë se shtetasja Bardha Prenga ndodhet e arrestuar në qelinë e komisariatit dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e lëndës narkotike në mjediset e burgut të Shën Kollit.
Gjatë muajve të fundit janë shënuar disa raste në burgjet shqiptare të fusjes së lëndëve narkotike, aparateve celulare apo sendeve të tjera, të cilat janë të ndaluara kategorikisht në qelitë e të dënuarve. Një gjë e tillë përbën shqetësim për administratorët e burgjeve në Shqipëri, pasi nuk kanë munguar as vetëvrasjes, apo përdorimi i drogës nga të dënuarit.
Tenderët, hetim për eksperten e prokurimeve
KORÇË – Një specialiste prokurimesh është vënë nën hetim nga prokuroria e Korçës pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderët e dhëna nga Drejtoria e Arsimit të Korçës. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se janë kryer veprimet procedurale dhe po bëhen hetime në gjendje të lirë për shpërdorim detyre në ngarkim të shtetases Elfrida Shkodrani, 57 vjeçe, lindur e banuese ne Lagjen Nr. 1, me detyrë Inxhiniere e Prokurimeve në Drejtorinë Arsimore të Korçës. “Kjo pasi vitet e fundit nga ana e Drejtorisë Arsimore të Qarkut Korçë, në mënyrë abuzive nuk janë organizuar tenderë për transportin e mësuesve, veprim i cili bie në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave.
14 Nentor 2009