Gërdeci po kthehet në kancer social, shkon në 28 numri i viktimave
Sipas banorëve, pak muaj më parë ka vdekur dhe një grua, po nga depresioni
Laureta Rryçi
Shoqata e Familjarëve të Gërdecit ka reaguar pas vdekjes së Kujtim Osmanit, babai i një prej viktimave të Gërdecit. Me anë të një letre drejtuar presidentit Bamir Topi, si dhe të gjitha institucioneve të Drejtësisë; Prokurorisë, ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, madje edhe mediave, kjo shoqatë fajëson drejtpërdrejt shtetin për mungesën e vëmendjes ndaj viktimave të Gërdecit. Sipas letrës, nëse shteti nuk merr përsipër të interesohet nga ana shëndetësore për këta banorë, shumë shpejt Gërdeci rrezikon të kthehet në kancer social. Në letër bëhet e ditur edhe një fakt tjetër, që me sa duket është e mbajtur i fshehtë deri në ditët e sotme. “Pak muaj më parë ka humbur jetën, si pasojë e depresionit dhe përkeqësimit shëndetësor e psikologjik, edhe e ndjera Naile Ahmeti. Dje u shtua dhe viktima e 28-të, pas vetëvrasjes së Kujtim Osmanit, që prej disa javësh po përjetonte stres dhe depresion të skajshëm”, - shkruhet në letrën që tashmë ka mbërritur në tryezën e kreut të shtetit.
Letra
“Kjo tragjedi, që ka marrë me vete përgjithnjë shpirtrat e të dashurve tanë, ka lënë pas një mori hallesh e problemesh që po persekutojnë familjarët, sikur të mos mjaftonte rëndimi shpirtëror, moral e psikologjik i tyre. Vetëvrasja e Kujtim Osmanit është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj viktimave të tragjedisë. I flakur në tragjedi familjare, pas humbjes së vajzës së tij, ky baba fatkeq 43-vjeçar është përballur edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, me papunësi e probleme të tjera individuale e sociale, të cilat natyrisht që kanë marrë shkak në depresionin e shkaktuar pas shpërthimit. Askush nuk i është gjendur pranë Kujtim Osmanit në momentet e tij të errëta, asnjë shërbim social, asnjë ndihmë ekonomike, asnjë përkujdesje mjekësore, apo detyrime të tjera që shteti e institucionet duhet t’ia ofronin për të zbutur pasojat post-traumatike”, - citohet në letër. Familjarët kanë bërë përgjegjës shtetin për vetëhelmimin e 46-vjeçarit Kujtim Osmani, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për numrin në rritje që tragjedia sipas tyre, vijon të shkaktojë.
Viktimat
Familjarët shprehen se tashmë janë jo më 26, por 28 viktima dhe se tragjedia e Gërdecit po kthehet në një kancer social. Kjo ngjarje, sipas tyre, rrezikon të marrë të tjera jetë njerëzish për shkak të indiferencës dhe padrejtësisë se shtetit shqiptar, i cili ende nuk ka zbardhur të vërtetën e vdekjes së 26 personave. Familjarët e viktimave të Gërdecit, të cilët një ditë më parë deklaruan se kanë çuar në Gjykatën e Strasburgut gjithçka po ndodh me hetimet për tragjedinë, kërkojnë që të përshpejtohet shqyrtimi dhe procedimi i çështjeve ligjore që kanë të bëjnë, sipas tyre, me padrejtësitë që u janë bërë viktimave të Gërdecit.
Boc
Vdekja e Osmanit, versioni i policisë për ngjarjen
Në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë morën informacion se në një pallat në afërsi të postës së Vorës është gjendur i vdekur nga familjarët e tij shtetasi 44-vjeçar Kujtim Ymer Osmani. Menjëherë në vendin ngjarjes shkoi grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalistë, ekspertë mjeko-ligjorë dhe specialistë të hetimit të krimit. Paraprakisht nga ekspertiza e bërë nga mjeku ligjor rezultoi se vdekja e shtetasit Kujtim Osmani është natyrale, pasi viktima njihej si përdorues i pijeve alkoolike.
Ndërkohë, edhe nga deklarimet e marra nga të afërmit e viktimës, bëhet e ditur se i afërmi i tyre shpeshherë pinte qetësues dhe ishte përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Sipas deklarimeve të dhëna nga të afërmit e viktimës, ka rezultuar se gjatë natës së datës 10 nëntor 2009, Osmani ka qenë i sëmurë pasi kishte konsumuar disa qetësues. Viktima është dërguar për ekzaminime të mëtejshme Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Letra
SHOQATA E FAMILJARËVE TË VIKTIMAVE TË GËRDECIT
Drejtuar Presidentit të Republikës
Drejtuar institucioneve të Drejtësisë dhe gjykatave të të gjitha shkallëve që janë duke shqyrtuar çështje të lidhura me tragjedinë e Gërdecit.
Drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë të Drejtësisë
Drejtuar Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale
Drejtuar mediave, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve që ndajnë me ne besimin në triumfin e drejtësisë ndaj krimit tragjik të 15 marsit në Gërdec
Të nderuar bashkëqytetarë!
Dje mësuam me keqardhje lajmin e hidhur për humbjen e jetës të Kujtim Osmanit, njërit prej familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.
Kjo tragjedi, që ka marrë me vete përgjithnjë shpirtrat e të dashurve tanë, ka lënë pas një mori hallesh e problemesh që po persekutojnë familjarët, sikur të mos mjaftonte rëndimi shpirtëror, moral e psikologjik i tyre.
Vetëvrasja e Kujtim Osmanit është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj viktimave të tragjedisë. I flakur në tragjedi familjare, pas humbjes së vajzës së tij, ky baba fatkeq 43-vjeçar është përballur edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, me papunësi e probleme të tjera individuale e sociale, të cilat natyrisht që kanë marrë shkak në depresionin e shkaktuar pas shpërthimit. Askush nuk i është gjendur pranë Kujtim Osmanit në momentet e tij të errëta, asnjë shërbim social, asnjë ndihmë ekonomike, asnjë përkujdesje mjekësore, apo detyrime të tjera që shteti e institucionet duhet t’ia ofronin për të zbutur pasojat post-traumatike.
Përveç 26 viktimave që humbën jetën në shpërthimin e mallkuar të 15 marsit 2008, kjo tragjedi vijon të marrë jetë njerëzish. Pak muaj më parë ka humbur jetën si pasojë e depresionit dhe përkeqësimit shëndetësor e psikologjik edhe e ndjera Naile Ahmeti. Dje u shtua dhe viktima e 28-të, pas vetëvrasjes së Kujtim Osmanit që prej disa javësh po përjetonte stres dhe depresion të skajshëm. I ndjeri Osmani ditët e fundit të jetës së tij i kaloi nën trishtimin e humbjes së vajzës së tij, por edhe nën poshtërimin që të sjell mbetja pa punë. Ky rast denoncon edhe një herë kushtet çnjerëzore sociale e psikologjike që po përjetojnë familjarët e viktimave, të flakur në varfëri, papunësi e probleme me strehimin, ndërkohë që fatkeqësia familjare nuk na lejon të përballojmë me të gjitha forcat tona këto probleme jetësore që na prekin.
U drejtohemi institucioneve të së drejtës, u drejtohemi të gjithë qytetarëve që e duan drejtësinë të na mbështesin në rrugën tonë për t’i shpëtuar humnerës drejt së cilës po na shtyn padrejtësia e indiferenca shtetërore. Ktheni vëmendjen drejt Gërdecit, kësaj plage të cilës në rast se nuk i gjenden fajtorët rrezikon të kthehet në kancer social!
Kërkojmë të përshpejtohet shqyrtimi dhe procedimi i të gjitha çështjeve ligjore që kanë të bëjnë me padrejtësinë që u është kryer viktimave të Gërdecit. Gjithashtu kërkojmë në mënyrë urgjente ndihmë sociale e shërbime shëndetësore të aksesueshme për të gjithë familjarët e viktimave, të cilët në një vit e gjysmë janë lënë në indiferencë të plotë të enden dyerve të institucioneve pa marrë kurrë ndihmën që u takon.
Të bindur që drejtësia nuk do të vonojë dhe duke ngushëlluar për herë të dytë familjen Osmani.
Me respekt e me dhimbje.
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit
Përfaqësues
Feruzan Durdaj
14 Nentor 2009