E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet shqiptari, blinte gra ruse dhe i shfrytëzonte

Në Itali

Një emigrant shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pasi dyshohet se blinte gra ruse e më pas i shfrytëzonte nëpër rrugë për qëllime përfitimi. Lajmi është bërë publik një ditë më parë nga mediet lokale italiane, sipas të cilave, i arrestuari Mirdash Ndreu, 32-vjeç. “Ai akuzohet për sekuestrim të personit për shfrytëzim prostitucioni, kërcënim dhe dëmtime ndaj dy grave ruse, njëra 40 dhe tjetra 30 vjeçe”, - thonë mediet italiane, duke iu referuar policisë lokale. Policia arriti të zbulonte zonën ku ndodheshin dy gratë ruse pas disa kohë vëzhgimesh dhe pas njoftimit që kishte marrë se ato ishin të detyruara me forcë të prostituonin. Shfrytëzuesi i fundit, sipas policisë, ishte pikërisht Ndreu. Ndërkohë, policia italiane bëri të ditur për mediat vendase se shqiptari i kishte blerë gratë për rreth 3 mijë euro. Nga hetimet doli se gratë ishin shfrytëzuar edhe më parë për të njëjtin qëllim. Hetimet vijojnë, ndërkohë që shqiptari është shoqëruar në burg, në pritje të seancës gjyqësore në ngarkim të tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›